Header Ads

Festivali i B*$#%s




Kuptohet qe dicka nuk shkon, kur lajmi me i madh rreth nje festivali nuk flet per kenget e tij, performancat, organizimin etj por per vithet e spikieres. Tani... Ledina e bukur eshte e seksi, kete nuk e mohojme dot, por se cfare e shtyu Ledinen te zgjedhi pikerisht kete skene per te na treguar te pasmet te cilat nuk i tregoi asnjehere gjate karrieres se saj si kengetare...nuk e dime. Mister! Nejse, te pakten ben nje reklame te mire neper media e rrjetet sociale, sepse te mos kishin qene vithet e Ledines, shumica e njerezve do kishin harruar qe festivali po zhvillohej. Ne fakt Ledina eshte pjesa me interesante e  festivalit.  Ajo dhe partneri (qe nuk ja mban mend njeri emrin, sepse nuk e njeh askush), mund te jene prezantuesit me pa intonacion ne rruzullin tokesor. Si robote, ata nuk shkojne fare me njeri-tjetrin dhe nderprerjet e shpeshta te Ledines e bejne dhe me te cuditshme prezantimin e tyre. Me fal...kishte diku per te shkuar kjo pas festivalit qe e kishte me kaq nxitim? Tjetri tha kam dhe nje detaj tjeter per ta prezantuar tani per te gjithe ata qe jane kurioze te dine se cfare do ndodh neser mbrema, e ajo thote, ato me mire ti zbulojme  neser. HAAAAAAAAAA! OOOOOOOOOHHHHH ncuq ncuq ncuq ylloooooo! Me ma be mu ate kush! Hahahhahaha! I kisha thene, te lutem lexo pak cfare thote ketu tek karta...e lexon? Mos ma nderprit fjalen dhe nje here se te del fotografia tek kenga e Marsela Cibukaj lol Meqe ra fjala interpretimi i Marseles super. Po prit se nuk kam mbaruar me keta nje here se u fiksova. Qe thoni ju keta ishin te emocionuar, po jo thjesht te emocionuar por te emocionuaaaar e jo vetem kaq po dhe te emocionuar KUJT I PLASI se jeni juve te emocionuar?!!!! E morem vesh, por ajo eshte puna juaj, te mbani emocionet e te drejtoni festivalin jo te na tregoheni si ndiheni. Jo na tregoni dhe me ca keni henger darken se ...qysh pa! Pastaj artistet ne mbrapa skene qe Andri i pershkruante si te dridhur nga emocionet...po, po emocionet. Tu ngri nga i ftohti. Tjetra me pallto e tjetri me shall aty brrr brrr emocione hahahhhaa! Mezi po presin rezultatet...ata te gjithe dukeshin sikur ishin ulur ne nje nga ato kafenete me shty kohen dhe e dinin cdo ndodhte. O me plako mire ca bo ja me plako mire nuk shtyhet hic, ja festivali kupto. LOL!  Rendesi ka qe drejtuesit kane qene mire ne prova LOL! Oh, dhe dicka. Nuk eshte hera e pare qe publiku voton kengen mesa di une. Eshte bere dhe ne vitet '90 apo jo? Ndoshta e kam gabim. Dmth, kot per kuriozitet se nuk eshte se po numeron njeri votat kupton? Persa i perket kengeve finaliste. Mendojme se kete vit kenget ishin shume here me cilesore se vitet e shkuara. Flasim gjithmone per kete fesival ok? Interpretimet e mira gjithashtu. Ama...shume prej kengeve jane te influencuara nga kenge te huaja deri ne perngjasje e pervec dy-tre interpretimeve pjesa tjeter e kengetareve ngelen duke treguar sesa te fuqishem kane zerin. Ok, ka menyra per ta treguar, por jo dy minuta pellitje nga tre minuta kenge. Nderkohe prurjet jane larg shijeve te tregut shqiptar dhe larg preferencave muzikore te vete kengetareve qe i kendojne. Shikoni kenget qe kane publikuar gjate vitit keta artiste e shikoni se cfare kane sjelle ketu. Nuk e kuptoj dot. 



14 finaliste e vetem nje gjysem kenge ritmike ne nje festival shqiptar? Po dhe ne komunizem kishte me shume kenge ritmike wtf! Ne kete version te kengeve asnje nuk ka shanse te kaloj ne finale te Eurosong. Keta akoma nuk kane kuptuar qe Eurosong ka nje audience qe vlerson ne baze te rregullit te 15 sekondshit. Nese 15 sekondat e para nuk i terheqin vemendjen, nuk e marrin mundimin ta degjojne tere kengen. Nderkohe kenget shqiptare nje minute kane ritem morti derisa te vij refreni qe pastaj nuk pushon per dy minuta lol. Keto jane kater kenget qe na terhoqen vemendjen, te cilat mendojme se me pak shtime diku e pak reduktime diku tjeter mund te kene sukses. Nderkohe "Shiu" i Ylli Limanit eshte kenga jone e preferuar e ketij edicioni. 

ps1. O teknikaaaaaa po mbyllini mikrofonin prezantuesve kur dalin nga skena se late nam, ju degjohen bisedat qe bejne ne kuinta lmao 😂😂😂
ps2. Skenografia e arrire, te pakten e pare nga tv
ps3.  O kameramanoooo, o regjizoooor! Po boll nxorret kolltuqet bosh ne salle se late name. U mor vesh qe ka rene interesimi fare. Nje rresht i tere me karrige bosh boooo! Te pakten fshihini pak me lezet.

Na dhe nje ps. te fundit - Hajde ke ARTAAAAAAA hahahahhahahahhaha! 


Ylli Limani - Shiu 


Lorela - Me ty 


Rezarta Smaja - Pse prite gjate


Lindita - Bote






No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.