ARNON - TE #1 - Interviste
Ne dekaden e fundit, funksionimi i tregut muzikor boteror ka ndryshuar pertej rregullave standarte. Fale rrjeteve shoqerore, artistet e rinj jo vetem qe e kane me te lehte te prezantohen ne publik e te spikasin me talentin e tyre, por dhe ti krijojne nje vend vetes pa nevojen e shtepive te medhaja diskografike. E njejta gje po ndodh dhe ne Shqipe. Nese me pare, nje talent i ri kishte nevoje te kalonte ne disa festivale e prezantime televizive qe te terhiqte vemendjen e profesonisteve dhe publikut, sot me krijimin e duhur mund ta bej kete nepermjet YouTube, Spotify etj e me fjalen e gojes, klikim pas klikimi te krijoj nje emer e nje baze fansash. Nese kengetaret e 10-15 vjeteve me pare mund te ju tregojne histori nga me ekstremet, rreth perpjekjeve te tyre per te marr pjese ne nje festival, sot artistet e rinj i konsiderojne festivalet, dicka te se shkuares e aspak produktive. E teksa te dyja udhetimet kane pozitivet e negativet e tyre, ky prezantim i ri publik dallohet per zbulimin e madh te talenteve te reja. Imagjinoni nje krijim si "Te Molla" nga Arnon, personazhi qe po ju prezantojme ne intervisten e poshtme. Nuk do ta kishin pranuar ne asnje festival. Jo, prej kenges, por sepse nuk mund ti pershtatet trajetores te asnje prej festivaleve qe jane zhvilluar apo zhvillohen ne vend. Nderkohe, sot kjo kenge eshte renditur ne majen e iTunes ne Rusi e me nje promovim me te mire mund te arrije kete sukses dhe ne vendet e tjera. Arnon dhe suksesi i tij, jane shembulli me i mire i menyres sesi tregu muzikor po ndryshon dhe ne vend. Po kush eshte ai dhe si arriti deri ketu? Lexoni intervisten me poshte.
Pershendetje Arnon! Se pari, urime per kengen e re dhe suksesin e saj, pasi kemi mesuar qe ka arritur vendin e peste ne Top listen e pergjithshme te iTunes ne Rusi dhe vendin e pare ne Top listen Dance ne kete shtet. Te mendosh qe kenga nuk ka mbushur javen nga publikimi! A ju ka befasuar ndopak ky sukses?
Pershendetje! Faleminderit. Ne te vertete, ndihem i befasuar nga kjo ecuri e kenges ne Rusi, per shkak se eshte dhe ne gjuhen shqipe. Plus eshte edhe projekti im i pare zyrtar me video dhe nje ecuri e tille ishte pertej pritshmerive te mia.
Per lexuesit tane, ky sukses i kenges ne Rusi mund te duket pak i cuditshem, por kjo besojme erdhi si bashkepunim me Warner Music (dega ruse). A mund te na shpjegoni dicka me shume, sesi u lidhet me W.M dhe a ishte i rastesishem depertimi ne kete treg apo nje synim i juaji?
E drejte. Warner Music Russia me kontaktoi 2-3 dite pasi e publikova kengen fillimisht ne platformat si Spotify, SoundCloud ku me ofruan licensim per territorin rus. Menaxheri im arriti nje kontrate me ta dhe keshtu kur publikuam videon kenga ishte e licensuar nga Warner Music. Tregu rus nuk ka qene nje synim i imi . Sigurisht qe kontrata me ta i ka dhene nje shtyse te vogel kenges persa i perket promocionit, por klasifikimi ne maje te chart_eve eshte nje fenomen qe nuk mund te nxitet nga asgje pervecse nga pelqimi i degjuesve.
Kush qendron pas Arnon? Cfare kuptimi ka ky pseudonim? Kur keni filluar te merreni me muzike dhe cilat jane disa prej momenteve me te rendesishme te aktivitetit tuaj muzikor deri me sot?
Emri im eshte Mario Hysneli dhe jam 20 vjec. Banoj ne Tirane. Arnon eshte nje perkthim i emrit tim ne gjuhen hebraike. Muziken e kam nisur si nje loje ne kompjuter rreth moshes 16 vjec, qe me vone u kthye ne pasionin e obligimin tim kryesor.
Para 2 vitesh publikova kengen “4U” ne YouTube ,bashkepunim po me Jonisen, i cili arriti te klasifikohej ne vend te dyte ne The Top List (Top Music Awards) dhe transmetohej shpesh ne radiot shqiptare. Ne dhjetor te 2017 kam kryer remiksin zyrtar per “Dritat” nga Yll Limani. Ne qershor te ketij viti realizova nje cover/remix te hitit “SAD!” nga XXXTENTACION, ne bashkepunim me Alus, nje vokaliste te talentuar nga New York. Ndersa tani me “Mollen” po presim ende te reja J
Sic dhe i permendet, keni publikuar disa remikse te hiteve shqiptare si “Ku isha une” nga Flori dhe Argjentina, “Dritat” nga Yll Limani dhe 2Po2 etj. Do vazhdoni me miksime dhe ne te ardhmen apo do perqendroheni me teper ne krijimet origjinale?
Kur behet fjale per remikse, jam gjithnje i hapur per te punuar mbi materiale cilesore kur e shoh qe ka hapesire per te shtuar dicka nga une. Mundohem ta respektoj punen origjinale te artisteve dhe te sjell versione me perspektive te re. Patjeter qe ne te ardhmen do perqendrohem ne krijimet e mia origjinale, por besoj se do kete dhe remikse te tjera.
“Te molla” eshte nje perpunim i kenges “Ajshe” nga Marigona e cila i perket vitit 1995. Ne ate kohe ka qene nje hit i madh, por qe sot gati ishte harruar. Perse pikerisht zgjodhet kete kenge; cila eshte historia qe solli kete prodhim te ri ne treg?
Versioni i “Ajshe” nga Marigona eshte nje nga kenget e mia te preferuara. Thjesht me kishte mbetur ne koke disa muaj me pare, dhe mendova “ Pse mos ta risjell dhe njehere kete melodi kaq familjare per shqiptaret, ne nje version me modern?” Keshtu pasi ja prezantova idene Jonises dhe Killuas, e realizuam idene kryesore te kenges ne po ate dite per vetem 2 ore. Me pas Killua shkroi vargjet e tij dhe une vazhdova ende te punoj per arranxhimin e kenges dhe per disa jave te tjera.
A dini nese ndonje prej pjestaret e Marigona e kane degjuar “Te molla” dhe cili ka qene reagimi i tyre?
Deri me tani nuk kam ende ndonje informacion per kete.
Ne “Te molla”, merr pjese dhe Killua i cili eshte nje prej talenteve te reja me insteresante dhe me te mira ne vend. A keni keni punuar dhe pare se bashku apo kjo ishte hera e pare?
Se bashku me Killuan jemi pjese e “Undefined Ent.”, nje label i ri ne te cilin bejne pjese dhe Jonisa Lako, Gonzo dhe Sardi Strugaj. Jam vertet me fat te punoj me nje talent te tille dhe me te gjithe artistet e tjere te talentuar te labelit. Ky eshte bashkepunimi yne i pare ne aspektin e projekteve, pasi ne jemi shumicen e kohes ne studio se bashku dhe punojme ne materiale te ndryshme.
Videoja e kenges gjithashtu eshte e realizuar shume bukur e shume cool. Pa egzagjerim nje prej videove me te mira te vitit. Me ke keni punuar per realizimin e saj?
Video eshte realizuar nga “Mate Films”, nje kompani e re filmike ne Kosove e cila eshte kujdesur dhe per videot e meparshme te Killuas. Jane nje staf vertet i talentuar te cilet po sjellin dukshem nje fryme te re ne skenen e videografise ne Shqiperi. Video e vecante nga “Mate Films”, padyshim ka qene nje nga faktoret e suksesit te ketij projekti.
Te gjithe ne video duken sikur dine sesi te festojne me se miri. Sipas mendimit tuaj, cilet jane tre elementet qe mund te garantojne suksesin e nje feste (party)?
Ne fakt, pjesemarresit ne video kane festuar realisht, dhe dine te festojne shume mire, haha!
1. Njerezit e duhur.
2. Muzika e duhur
3. Vendi i duhur.
Pas “Te molla” a do te sillni dhe krijime te reja kete vit? Cilat jane planet e ardheshme dhe a keni ne plane debutimin dhe ne pjesen tjeter te tregut europian?
Kete vit mendoj qe do publikoj serish nje projekt te ri. Planet e mia ne te ardhmen kane te bejne vetem me muzike dhe projekte te reja!Persa i perket perfshirjes time ne tregun muzikor europian apo nderkombetar, mbetet ende per tu pare!
©Albaniac 08/2018
Post a Comment