Header Ads

Rikthimi i suksesshem i Kejsi Toles + video



Kur permendet fjala "rikthim" duket disi bajate, pasi te ben te mendosh per nje person qe ka kohe qe nuk e kemi pare ne skene, por ne kohet e sotme kur dhe nje muaj larg skenes ndikon ne ecurine e karrieres muzikore, kjo fjale po behet mese e pranueshme. Ne rastin e Kejsit e cila per here te fundit korri sukses me "Iceberg" ne festivalin Kenga Magjike rreth tre vjete me pare, publikimi i "U rritem" sjell jo vetem nje rikthim ne treg, por dhe nje sukses aq te nevojshem per kengetaren. E themi kete pasi te gjithe perfaqsuesit e Shqiperise ne Eurovision duket se i ka kapur syri i keq, e pas ketij festivali ose i largohen skenes ose nuk kane sukses komercial, e le te shpresojme qe Kejsi po e "thyen" kete.  Me tekst dhe muzike te Flori Mumajesit, ky bashkepunim eshte nje prej kengeve me te mira te ketij viti, shoqeruar me nje video te thjeshte por me sekuenca filmike shume te bukura. Ajo pjesa ku Kejsi e veshur me fustanin elegant bardh e zi me detin dhe qiellin pas kraheve ... super! Dalengadale Kejsi po krijon nje repertor shume cilesor, e le te shpresojme qe ky bashkepunim me Florin nuk eshte i fundit. 

Ps. Flori postoi ne IG nje video ku kendonte kete kenge se bashku me Brunon, Klajdi Harunin dhe Mir Vathin. Sikur ta publikonin te plote ate version...nuk do ankoheshim. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.