Header Ads

Elsa Lila se shpejti publikon albumin e ri


Elsa Lila / Foto: Fadil Berisha 


Ka kohe qe te gjithe presin kenge te reja nga Elsa Lila, kenga e fundit ne shqip e te ciles eshte publikuar ne ...2008?  Ne fakt eshte nje duet italo-shqiptar me Enrico Ruggeri "Fluturimi i fundit". Te pakten,  pergjate viteve 2000 fansat e saj jane mjaftuar me repertorin ne gjuhen italiane, por dhe ne tregun italian Elsa ka vite qe mungon. Ne kemi mesuar se kete vit kengetarja do te rikthehet me nje album, por perpara se te gezoheni na duhet te ju themi se nuk eshte nje album i zakonshem pop, por nje album me pjese klasike, antike, liturgjike , kenge te regjistruara ne 2018 tek ambientet e varrezave "Certosa di Bologna". E shoqeruar me nje kuartet, keto kenge do jene dhe kolona zanore e dokumenarit te Aldo Iuliano, rreth kesaj varreze. Shumica e kengeve do te jene ne italisht, por dhe ne shqip. Pjesa e W.A. Mozart - Piano Concerti n. 23 shoqerohet me nje tekst te poetit te njohur shqiptar Lasgush Poradeci. Pjese te ketij albumi Elsa tashme i ka interpretuar se bashku me kuartetin, nendorin e shkuar dhe kete janar ne Rome, gjate nje ekspozite dhe nje eventi per te ndihmuar te prekurit e termetit ne Shqiperi. Albumi titullohet "Canti Antichi" dhe ende nuk ka nje date zyrtare publikimi. 


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.