Blerim Destani dhe Noizy në The Troubleshooters - më 5 dhjetor në kinema
Filmi i ri ri nga Blerim Destani dhe Noizy titullohet “The Troubleshooters” (Rregulluesit) dhe do të ketë premierën në kinema më 5 dhjetor. Në këtë film, tregohet historia e dy shokëve të ngushtë Luan (Blerim Destani) dhe Amir (Niozy), të cilët pas disa dështimeve, vendosin të bëhen dedektivët e parë privat në Shqipëri. Të maskuar si profesionistë, dy shokët amator marrin përsipër çështjen e tyre të parë; një vrasje misterioze në Durrës. Pa plane dhe pa eksperiencë, dyshja e vendosur ti tregoj botës që janë të zotë në profesioni e ri, midis rrëmujës dhe aksionit, midis Durrësit dhe Tiranës,, më në fund arrijnë suksesin e shumkërkuar. Duket një film interesant i cili na kujton pak si ide “Detectice Chinatoën” (i cili na pëlqen shume), e që mund të shndërrohet në një prej filmave më të shikuar shqiptar të viteve të fundit.
Regjia: Nico Zavelberg
Skenari: Stefan Retzbach, Nico Zavelberg
Në role: Blerim Destani, Noizy, Rajmonda Bulku, Arben Bajraktaraj, Irgen Çela, Trsitan Halilaj, James Biberi, Flonja Kodheli etj.
Post a Comment