Endrit Krasniqi fiton “Festivalin e Këngës në RTK" 2024
Endrit Krasniqi |
Ka përfunduar në Kosovë edicioni i dytë i Festivalit të Këngës në RTK. Fitues i festivalit është shpallur Endrit Krasniqi me këngën “Flas me gjethen” të cilit i është dhënë trofeu “Diamanti Blu”.
Atëherë…uffff, se unë kam vendosur të jem i mirë, por është vështirë o vlla me i qënë i mirë tërë kohës. Ene pse me gënjy kot?
Ok pra! E keni parasysh atë memen “Çfarë porosit dhe çfarë të vjen”? Ky është dhe përshkrimi më i saktë i këtij festivali në një fjali të vetme. Pretendimet janë të mëdhaja, por problemet si nga produksioni, prezantuesit, prurjet muzikore, interpretimet etj linin për të dëshiruar. Sigurisht, ne jemi mëse të gëzuar që një festival i tillë më në fund mbahet dhe në Kosovë, po kjo nuk do të thotë që cilësia duhet të lihet në plan të dytë e të justifikohet me faktin “Po hë se shyqyr që po e bëjmë pa më mirë do bëhet.” Pse është një mentalitet shumë i fortë në të dyja anët e kufirit, për të bërë “gjëra” sa për të thënë? O bëje tamam ose mos e bë fare, e nëse mundësit janë, përse mos të jetë në cilësinë e duhur?
Prezantuesit
Më fal nuk kishin mesazh më pozitiv se ato thëniet e shkrimtarëve në hapje të festivalit? Na trëmbën o burr. Pse kanë këto tendenca “artistike” që të tregojnë naltmadhështinë e tyre, që dinë, që janë më shumë se të tjerët, më të mirë se të tjerët? Se çfarë kuptimi tjetër kish ajo hapje? Është festival jo dokumentar. Imagjino një 20 vjecar i 2024 që shikon këtë hapje lol. Ngelën tu thënë, thyerje tabush, ecje me kohën, avant kjo avant ajo e në përfundim prapë në ’90 mbetën.
“Ma kollaj është me mbush një thes me pleshta sesa me i bë bashkë gjith’ shqiptarët” ndërkohë që janë BASHKË në këtë prodhim. “E keqja na vjen nga vetvetja…” Oj naaaa seriozisht këta? Ene nuk pushojnë…boooooll, booooooll. Qyqja tërë biblotekën tu na lexu. Epo dhe një festival që bëhet në vit fillon me shqiptarët kështu, shqiptarët ashtu. BAH! Ene vazhdo shikoje pastaj ahahahhaha! Si puna e asaj që të shan një orë dhe pastaj i shton një “unë për të mirë e kam se kshu’ është njeri i mirë”. Ndoshta “është risi” në Kosovë, por këtej nga Shqipëria ne jena të stërrmlodhur me këto shabllonizma dhe na shkaktojnë stres. Se u zgjata, por jalla na hutuan.
Kaq të shtrenjtë janë skenaristët në Shqipe? Kaq të sigurtë janë prezantuesit në vetvete? Kaq vështirë është me ju servir një skenar që ka kuptim dhe është në funksion të festivalit? Jo vetëm këtu, është kudo. Janë skenarët si hartime dhe prezantuesit flasin çfarë të duan gjë që pastaj ju shkakton fjali palidhje e pauza në prezantim. “Me një këngë që e ka kopozu vet”. Patjetër byrazer hahahaahahaha! O llafazaaaan! WTF! Sikur tu fol me lagjen. E vetmja gjë që më pëlqeu ishte që i binin shkurtimisht se imagjino të zgjateshin si këta të Shqipërisë BO! Pastaj këto batutat dhe pjesët e “improvizuar” line më. “Nuk m’ka shku kurr’ n’mendje që fjala Prishtinë rimon me fjalën mashinë” ene qeshi vetë se askush nuk reagoi. Kuptoni pse duhet skenari? Gjithashtu…WHAT WAS THAT?!
Prezantuesit Genc Salihu dhe Drita Kabashi nuk kishin harmoni me njëri-tjetrin e shpesh herë Drita dukej sikur nuk donte të ishte në skenë. Nuk po them që kjo është e vërteta, po them kështu të jepej përshtypja nga ekrani. Pavarsisht se prezantues të mirë, nuk kishin kordinim me njëri-tjetrin. E ato ecjet njëri para tjetri mbrapa bo, dukeshin shumë keq në ekran, pavarsisht se është faji regjizorit dhe jo i tyre.
A të shtoj dhe diçka se nuk po më rrihet hahahaha. Një pjesë e festivalit u prezantua nga Sonlia Meço. Teksa Sonila ishte perfekte, me aq shpejtësi dhe zhargon të Shqipërisë, në e ka marrë vesh njeri jashtë Prishtinës Sonilën JA! HAhahahahhahahaaha! Ok, ok shaka…ehe hahahahaha!
Skenografia
Shyqyr televizionet kanë zbuluar ekranet dixhitale ene jepi. Problemi i ekraneve dixhitale është që kërkojnë dhe kompozime dixhitale të cilat duhet të jenë në FUNKSION të skenës dhe këngës jo thjesht kuturu.
Në përgjithësi ishte ok, por xhirimi linte shumë për të dëshiruar dhe nuk nxirrte në pah potencialin e plotë të skenografisë.
Se mu kujtua. Ajo kamera që tundej tërë kohës…Amon njeri në 2024, se nuk o se marr vesh aq shumë nga kamerat po dhe me iPhone me e xhiru nuk do ish tund aq. Bo, sa irrituese.
Këngët konkuruese
Në festival u prezantuan 16 këngë të cilat duhet të jenë vlersuar në bazë të tekstit, pasi muzikalisht të gjitha mund të kishin fituar çmimin e parë. Kaq prurje të ulta nga Kosova nuk kisha prit. Teksa më “të hapur” drejt prurjeve nga gjini të ndryshme muzikore se simotra në Shqipëri, cilësia ishte e dobët. Asnjë prej këngëve nuk të fiksohet apo nuk të fal dëshirën me i dëgju për të dytën herë, pale pastaj për të sjellë risi. Mesaduket është problem i të gjithave festivaleve shtetërore nëpër botë lol. Jo për të bërë si Simon Cowell këtu, por këto këngë nëse ideja është me shku në Eurovision veç 10 pikshin e Shqipërisë po e morën, e gjykuar nga ato fjalët e hapjes mqs nuk bëhemi bashkë, as ato nuk i marrin lol. Kur mendon që shumë prej këngëve më të mira e më mbreslënëse të "Festivalit të Këngës në RTSH" janë prurje të artistëve nga Kosova, ky seleksionim të duket si i pakuptimtë.
E vetmja këngë që do veçoja e që mendoj duhej të kishte fituar çmim ishte ajo e Bledi Kasos, “Një të vetme ka në jetë”. Gjithashtu shumë prej këngëtarëve kishin probleme me komandimin e zërit dhe shpesh herë stonuan. Më mirë këndoi Drita Kabashi se konkurentët.
Veshjet
Veshjet e Drita Kabashit natën e parë dhe natën finale ishin super. Bledi Kaso veçohej në veshje nga meshkujt dhe Greta Azizi nga femrat. Shumica e pjesmarrësve në festival kishin zgjedhur ngjyrat e errëta. E zeza si gjithmonë e preferuara në vend. Stilet ishin të thjeshta, kena pa më mirë në dasma lol. Po është skenë o burr, kërkon prezantim skenik, një herë në vit eshte ky festival dmth, nuk di.
Fituesit
E para e punës…mbani mend çfarë thashë për Sonilën? Hahahahhaha! E patë sa u mor vesh Genci me Adin? Lololololol! E çfarë ishte ai prezantim si Miss Universe lmao. Vllaaiiiii! Ueeeee! Miss Pallati. Ok, se po degjeneroj dhe une po a kam faj? Qartazi nuk ka bërë njeri prova. Ene një të fundit për mos ti marr në sysh. E kuptoj “Çmimi Kryeqytetit” ju dha Besmir Shishkos po kush ishte ai a ajo tek Pallati i RINISË që tha…ja kjo këngë për rininë fiks! Ok, ika ikaaa!
Çmimi i parë: Endrit Krasniqi me këngën “Flas me gjethen”.
Çmimi i dytë: Greta Azizit me këngën “Verës”
Çmimi i tretë: Dea Strica me këngën “N’Shqipni”.
“Çmimi i Kryeqytetit”: Besmir Shishko
“Çmimi i Pallatit të Rinisë: Besmir Shishko
“Çmimin e orkestrës”: Arnitë Krastati “Blla Blla”
Shiko natën finale të Festivalit të Këngës në RTK 2024
Post a Comment