Cricket publikon EP “Peisazh”




Cricekt është një prej kompozitorëve dhe producentëve muzikorë, më të mirë në Shqipe. U bë i njohur në tregun muzikor shqiptar e ndërkombëtar me hitin “Bon Bon” (një prej këngëve më të dëgjuara shqip në YouTube) dhe pas njihet për bashkëpunimet me pothuajse pjesën më të mirë të estradës shqipëtare. Në 14 nëntor, Cricket  (Donat Prelvukaj) publikoi EP “Peisazh” të përbërë nga pesë këngë të reja “Delja Rude”, “Bajraku”, “Kur bjen fyelli”,  “Bahqe”, “Klarineti”. Sapo mësova për publikimin e albumit thashë do e dëgjoj dhe do bëj një shkrim. Ajo çka vura re, ishte që askund nuk egziston një lajm rreth publikimit të tij. Thashë, si ka mundësi? Askush! Vetëm një lajm dy rreshta nga Telegrafi. OK! Kontrolloj postimet e artistëve me të cilët ai ka bashkëpunuar, sërisht ncuq asgjë. Vetëm një këngëtare e kishte postuar. Tani…po flasim për një person të rëndësishëm në tregun muzikor shqiptar. Një prej hit-prodhuesve më të mëdhenj në vend. E që askush mos me marrë mundimin me shkrujt për të? Nuk po më duket normale. Dy javë më pas, e njëjta gjëndje. Asnjë lajm. Unë e kuptoj që të gjithë përdorin Instagram e TikTok etj, por prezenca në shtypin online është e rëndësishme (gjë që as artistët vetë më duket nuk arrijnë ta kuptojnë), për një prezantim jo vetëm të karrierës personale, por dhe historikut të muzikës shqiptare. Një profil Instagrami nesër fshihet, humbet çdo gjurmë. Në YouTube, artistët heqin këngët sipas formës së hënës, e fansat shumë shpejt harrojnë. Të bësh një punë kolosale dhe pas dy vjetësh të harrohet komplet, sikur nuk ke egzistuar kurrë, më duket absurde. Ky është rasti me shumë artistë shqiptarë të cilët nuk kanë një prezencë online dhe pastaj ankohen se nuk i mbështet kush nuk i mban mend kush bla bla bla. Shtypi ka fajin e vetë, por dhe artistët duhet të jenë pak më vetpromovues, tu bë si sekretivë të mëdhenj.





Rreth albumit


Përdorimi i elementeve folklorik në rrymat moderne, ka qënë një vazhdimësi në prodhimet e tregut muzikor shqiptar që prej fillimit të viteve 2000. Këto vitet e fundit ripërpunimi i këngëve popullore të risjella në versione të reja, sipas këndvështrimit të artistëve apo rrymave që ata prezantojnë, duket se po shikohet më shpesh në treg. Pozitivja e kësaj dukurie, është që janë të realizuara mirë si në aspektin artistik dhe në atë komercial. “Peisazh” është pjesë e këtij grupimi e pavarsisht se i përket një audience më të seleksionuar është një EP i mirë i zhanrit dance. Ritmet përqëndrohen më tepër në chill, downtempo dhe ambience, të cilat gërshetuar me ritmet folk e bëjnë më speciale këtë projekt, gati - gati duke krijuar një nënzhanër specifik shqip. Po mendoj këtu, siç këmi Afro beats, Afro fusion etj që pak a shumë përdor të njëjtën formulë (dance me ritme afrikane) dhe ky përdorim i ritmeve folk shqip mund të krijoj një nënzhanër të tijin, teksa influenca në treg vazhdon e rritet. E veçanta e Cricket në krahasim me prodhimet e tjera vendase është shfrytzimi dhe përdorimi i instrumenteve në mënyrën dhe vendin e duhur duke krijuar një balancë midis tyre dhe vokaleve. Kjo vihet re më së miri në këngën “Kur bjen fyelli” apo “Bajraku”. Pavarsisht se një album dance, Cricket di më së miri të ruaj emocionin e versioneve origjinale të këngëve popullore, por pa ju larguar krijimtarisë personale. Të preferuarat tona janë “Klarineti” dhe “Kur bjen fyelli”. 


Ky është EP I tretë publikuar nga Cricket. Dy EP e mëparshme titullohen

In the Middle (2021) dhe Nostalgji (2020) 









No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.