Rozana Radi dhe Sany Dimitri me “Akoma” fitojnë Kenga magjike 2024
Mendoj, jam personi që kam shkruar më tepër se kushdo tjetër për Kënga Magjike në vite. Jo se kjo më bën ekspert rreth këtij festivali, por dua të them kam shkruar kaq shumë, saqë këtë herë seriozisht po përtoj (vazhdon dhe shkruan akoma më gjatë lol).
E di që rëndomshëm, në vendlindje shkruajnë ose për të lëpirë të pasmen ose për të prishur punë. Personalisht, shkruaj sepse dua ti shikoj më mirë, sepse mendoj që i kanë mundësitë dhe kemi talent mëse mjaftueshëm për të qënë më mirë. Dhe unë si Bleona dua të kontriboj në globalizimin e artistëve shqiptarë. Problemi është se, të paktën me sa po kuptoj, pavarsisht se të gjithë flasin për ndryshim askush nuk pranon të ndryshoj. Të gjithë janë të lodhur. E dinë këtë, por s’duan ta pranojnë.
Festivali kthehet pas një viti pushim, çka na bëri të mendojmë se do kishte një “ripaketim” të përgjithshëm. Do sillte një ndryshim themelor e të paktën diçka që do surprizonte…sepse është Kënga Magjike. Nuk ndodhi. Duket se është menduar “Po nuk qe e thyer nuk ka nevojë ta riparosh”. Problemi me këtë shprehje veç, është që nëse diçka* nuk ka nevojë të riparohet, do vazhdojë të qëndroj e njëjtë përgjithmonë. E në art, duhen thyer vetë disa gjëra. E kuptoni Gëten apo jo?
Publicitet
Unë në ora tre të natës tu fol me vete te kafja lagjes. |
Na sollën ato klipet A.I. Risi…këto që bën stërrnipi im në kohën e lirë me Davinci. Të më fali kujt i lindi kjo ide, po gjë më cringe (përkthejeni vetë se ju thashë përtoj) dmth…nuk di. E çfarë lidhje kishte me prezantimet? Nuk po them mos të përdoret, po të ketë një ide interesante ose të paktën mos e quaj risi.
Skenografia ishte gjithashtu shumë e ngjashme si format me vitet e mëparshme, por në TV falë grafikëve duket mirë, të paktën aty ku aplikohet në mënyrën e duhur.
Vija prezantuese, po e njëjtë. Kuptohet festivali gjithmonë prezantohet në formën e një ceremonie “gala”, por në 2024 këto hartimet dhe stërrzgjatjet nuk kanë më kuptim. Uno kryqizimo…ene jepi drejtim. E kam thënë dhe më parë, Arditi nuk ka nevojë për shoqërues, sepse është perfekt. Shoqëruesit rrallëherë përshtaten me të në prezantim. Pas aq vitesh influence italiane, kaloni dhe ndonjëherë nga amerikanët e anglezët, se ka një arsye përse ceremonitë e tyre ndiqen më shumë. Thjesht një sygjerim, meqënëse gjithmonë marrin shembull Amerikën e jo Italinë.
Publicitet
Ene do vendosim ca manekinë. E ti me dy fëmijë që ju ka kalu orari gjumit, do ecni nëpër skenë kshu dmth sikur keni humb rrugën. E ke parasysh? Ide shumë e bukur apo jo? |
Prurjet muzikore këtë vit lanë për të dëshiruar. Cila ishte kënga hit e këtij edicioni? Hmmm…asnjë. Kishte këngë ok, por asnjë hit. Më interesantja ishte “Për ne yjet ndizen lart“ nga Lore dhe “Froni” nga Dylan por dhe ato mund të thuash që ishin këngë të veçanta por nuk mund të thuash hit. Ah…po ta kish kënduar Fifi “Froni”, tjetër muhabet. Do kishte fituar. Më vjen mirë për një gjë; Artistët që deri pak vite më parë nuk i konsideronin për natën finale, sot mbajnë festivalin. Touche!
Më kuptoni, nuk po them ishin këngë të këqija, thjesht ishin meh. E përpara se të më gjykoni, shikoni playlist_at tuaja. I keni të shtuara ndonjë nga këto këngë? OK! Keni blerë ndonjë nga këto këngë? OK! Ulu pra. Shtyu ca karrige më poshtë.
Nuk më besohet që po e them këtë, ndoshta më duket mua, por mendoj nga prurjet ky ka qënë edicioni më i dobët i Këngës Magjike.
Përveç muzikës shumë gjëra ndodhën në Kënga Magjike. Një u propozua për martesë, një shpalli shtatzaninë, disa hodhën kunja, e disa ju larguan konkurimit. Vetëm Rudina Magjistari mungonte dhe nga e hëna në të shtunë në ora 17:00. Ju mirëpresim! Hahahhhahahaa!
Ardit Çuni la garën përpara netëve finale. Arsyeja nuk dihet, por ai tashmë është në listën e konkuruesve në Fest’63 RTSH. Pirro Çako, për shkaqe shëndetsore nuk mund të konkuronte në finale.
Unë këtë e pashë tek kafja meeee hahahhahahahahhahhah! Shaka lol.Se mos e merrni me tërmend! Shërim të shpejt Pirros dhe Arilenës. Më falni, por po mendoj që dhe ajo është sëmurë se përndryshe do kishte marrë pjesë në finale apo jo?
Publicitet
Capital T nuk e aprovon këtë mesazh |
Veshjet. Nuk ka ngjyra të tjera në Shqipe veç bardh e zi e ndonjë të kuqe për hudhër. Stilet Camp, pavarsisht se nuk mendoj se ky ka qënë qëllimi, por dashur padashur është sjellë në skenë. Shih, ku qëndron problemi. Ti si artist, në momentin që del në skenë shndërrohesh në një personazh. Prezanton veten. Pjesë e këtj prezantimi është stili yt. Të prezanton, të veçon, të afron me publikun. Shikoni që fëmijë artistët botëror që vendosin një trend, krijojnë një “histori” të tyren nëpërmjet stilit dhe kur ju jepet rasti të dilni në skenë nuk e shfrytzoni këtë për veten. Apo ndoshta e bëtë këtë dhe…line fare lol.
Publicitet
Kur janë 30 konkurentë e ty të bie të këndosh në kafaz dhe pse kënga s'ka as lidhje figurative me kafazin. Arilena Ara tu pa kët' like 👀 Hashtag Eurovison 2020 |
Ndryshe nga edicionet e shkuara, më në fund Kënga Magjike u fokusua vetëm në ndarjen e tre çmimeve të para, plus Best New Artist dhe çmimet nga Warner Music e Sony Music. Një përgëzim shumë i madh në lidhje me përfshirjen e Warner dhe Sony. Kjo po që ishte RISI.
Çmimi Ekskluziv nga “Warner Music”:Sareta Bega, “Një biletë”
Çmimi Ekskluziv nga Sony Music : JET,“ Paranojak”
Best New Artist: Lore, “Për ne yjet ndizen lart”
Në vend të tretë Ronela Hajati, “Labirint”
Në vend të dytë Eneda Tarifa, “Më fort”
Në vend të parë Rozana Radi dhe Sany Dimitri “Akoma”
Publicitet
Art |
Si përfundim. Unë e dua Këngën Magjike. Besoj është festivali më i mirë që kemi pasur në trojet shqiptare. Më cilësori, më dëfryesi. I ka hapur rrugë dhe ka sjellë në skenë me qindra artistë të rinj, në një kohë kur nuk i mbështeste askush. Festivali privat më jetgjatë në trojet tona. Për këtë arsye, sepse e vlersoj dhe e kritikoj në atë mënyrën time, .Kjo, sepse nuk dua që të pësoj fatin e festivaleve të tjera. Nëse ne thoshim dikur, që gjërat lëvizin me shpejtësi, SOT biznesi muzikor është shndërruar komplet dhe vazhdon të ndryshoj në mënyrë marramendëse. Është koha që dhe Kënga Magjike të kapi këtë ritëm e të vazhdojë të jetë si dikur; festivali që sjellë të renë në skenën muzikore shqiptare. Të gjithë e kemi nga një moment kur gjërat vaktësohen, kjo s’do të thotë gjë. Nuk i ul asnjë vlerë. E pranojmë dhe vazhdojmë me projektin e rradhës. Mjafton që në të ardhmen do të bëhet më mirë. Suksese!
Post a Comment