Capital T dhe Light - International Gangster - Shiko videon!🔥🔥🔥
Capital T sapo ka postuar videokëngën e International Gangster një bashkëpunim me Light dhe siç e kemi bërë të ditur e preferuara jonë nga EP me të njëjtin titull. Kënga është gjithashtu më e suksesshmja e këtij EP duke marrë mbi 530k dëgjime në Spotify, pa ndonjë promovim të madh. Videoja është ok, pak në old school style dhe ‘90s style. Unë kam një gjë, që kur më pëlqen një këngë më krijohet videoklipi i saj në kokë menjëherë. E kam thënë dhe më parë këtë, është diçka që më vjen vetvetiu, e kam që nga fëmijëria. Mendoj që kjo këngë kishte premisa për një video super, super…ene kot për qejf, hajt më, po ju tregoj si e kisha mendu video 😂😂😂
Videoja fillon me dyert e një maune që hapen, nga ku zbret Kapo dhe disa njerëz të tjerë të cilët janë “transportuar” për në Angli. Në momentin që ai zbret, fillon ecën në drejtim të një makine luksoze ku e presin dy “miq” duke ndërruar veshjen në kostum dhe hypën në makinë e duke e ngarë mjetin, largohet për në qytet. Ndalon në Savile Row , hyn në një dyqan kostumesh dhe kalon në derën e ndërmjetme për në backroom kur e presin “ish miqtë e tij”. Ai porosit çaj. Dhe “miqtë” e tij së bashku me trupën e tyre kthejnë filxhanat dhe “bien përtokë”, përveç Kapos dhe dy shoqëruesit (Dmth i helmuan duh. Çaji element sarkazëm etj). Në “background” në kamera dikush jep alarmin dhe kur Kapo e dy shoqëruesit dalin nga ana e pasme, kapin në dorë (në ecje e sipër) një shkop bejzbolli të zi (pak bazik si element, por në realizimin përfundimtar bën sens) dhe përballën me pjesën tjetër të grupit armik. Këtu është pjesa /krejt kriminela/ gati me marr hak me bo me na prek n’tela/ - e cila shndërrohet në një skenë sherri Woot Woot! Në përfundim të kësaj skene, duke u larguar, një kalamani I bie topi bejzbollit në drejtim të Kapos. E jëma bën të ndaloj kalamin por ai shkon të marri topin, dhe Kapo i jep shkopin e bejzbollit. If you get it you get it, s’jam tu e shpjegu. Eneee…cut to shpërndarësit e picave dhe plastiket e Mc Donalds. 😜😜😜, cut to private jet duke udhëtuar drejt shteteve të tjera Internationaaaal gangstaaa etj etj. Nice eh?
Nejse, e bëra këtë shtesë thjesht se muzikën, filmin i kam pasion, por dhe se mendoj që janë disa momente të cilat duhen të shfrytëzohen maksimalisht që të krijojnë disa pika kyç në krijimtarinë e një artisti. Pika të cilat, shërbejnë si referenca kur flitet për karrierën e çdo artisti, sot apo në të ardhmen.
Përsa i përket këngës, mendoj që e ka tashmë statusin si një prej këngëve më të mira të vitit 2025 e një prej këngëve rap/hip-hop më të mira të dekadës së fundit. I gjithë EP është stellar!
Post a Comment