Shkodra Elektronike me një video të dytë për “Zjerm”
Ju tashmë e keni parë videoklipin zyrtar të “Zjerm” nga Shkodra Elektronike, por grupi ka bërë të ditur se një video e dytë po vjen. Nuk dimë egzaktësisht nëse kjo video, është një version i ri i videokëngës apo një vepër vizuale e mikut të tyre artistit Adrian Paci. Këtë e kanë të mirë artistët tanë, asnjëherë nuk i bien gjërave drejtpërdrejtë lol. Jemi kurioz për këtë video, sepse Adrian Paci është një prej artistëve më të talentuar dhe më të njohur në vend. Një prej punimeve të tija dhe e preferuara jonë “Centro di Permanenza Temporanea” (Qëndra e Qëndrimit të Përkohshëm) ka marrë vlersime ndërkombëtare. Paci gjithashtu ka ekspozuar punimet e tij në MoMa, Tate Modern, Venice Biennale etj. Videoja publikohet më 5 maj.

Post a Comment