KRONZ live tek Agimi Underground





Kronz (Kron Grajçevci) është një prej dj_ve të rinj më të spikatur në Shqipe i cili tërhoqi vëmëndjen tonë dhe të publikut falë suksesit të “Ika dhe të lashë”. Dy albume më vonë, Raving Eagles dhe Reborn, Kronz ka provuar që jo thjesht është një dj dhe producent muzikor i talentuar, por po tenton të bëhet dhe një prej emrave më të mirë në vend. Deri tani nuk ka zhgënjyer. Raving Eagles është një prej albumeve më të mira të këtyre viteve të fundit dhe një fave a jona. Reborn gjithashtu. E për të vërtetuar këtë vazhdimësi, Groove of Dardania singla e tij e fundit është një Albanian EDM hit. Ne ndoqëm setin e tij live tek Agron Underground një bar/pistë vallzimi në Tiranë që siç thonë amerikonët - është një gem në mes të qëndrës, por dhe “larg” qëndrës në të njëjtën kohë. Një vend i vogel, por so cool, sidomos për pregamin apo pas klubit ose dhe thjesht me marr një pije të cilat btw i kanë super dhe me çmime crazy të arsyeshme. Ah! Dhe i vetmi vend në Tiranë ku nuk lejohet cigarja! NONA! 
Tek A.U gjen gati çdo javë dj shqiptarë kështu që ja vlen një ndalesë pas 11. Kronz luajti një set në praninë e miqve të tij dhe ishte super. Ambiente të tilla janë të preferuara për ne, pasi krijojnë një atmosferë chill dhe të bëjnë të përjetosh një pjese tjetër të skenës së natës në Tiranë. Gjithashtu mendoj që talentet e reja, duhet ti shijojnë këto momente, këto performanca në këto ambiente të vogla, pasi në një farë mënyre krijojnë atë personalitetin e tyre artistik, por dhe sepse pas suksesit dhe kalimit në venue më të mëdhaja, zor se do të mund t'i përjetojnë dot sërisht. Fun night! Do rikthehemi sërisht.



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.