Luna Çausholli - Full Moonlight EP
Ajo mund të quhet Luna, por sa herë has performancat e saj, më kujton një rreze dielli.
Lol, kjo ishte shumë cringe — por seriozisht. Është një nga ato persona që rrezaton pozitivitet, dhe e bën këtë edhe në EP-në e saj të re, Full Moonlight.
Full Moonlight është albumi i saj i parë, dhe është mjaft i mirë. Mund të duket sikur është një këngëtare e re në skenën muzikore shqiptare, por Luna ka marrë pjesë tashmë në Festivali i Këngës në RTSH/RTK, Kënga Magjike, ArtFest, X Factor, madje këtë vit u shpall edhe si Debutuesja më e Mirë në Netët e Klipit Shqiptar.
Pesë këngët e Full Moonlight, në shqip dhe anglisht, janë të realizuara mirë dhe në harmoni me njëra-tjetrën — duke e bërë albumin të ndjeshëm dhe koheziv, ndërkohë që krijon një ide të qartë për profilin muzikor të Lunës.
Kënga jonë e preferuar? Don’t Forget About Me.

Post a Comment