Bardha në Love Is Blind UK
Bardha është 32 vjeçe. Së bashku me familjen e saj është shpërngulur nga Kosova drejt Mbretërisë së Bashkuar që në moshë të vogël. Aktualisht jeton në Londër, ku punon si Drejtoreshë Shitjesh dhe Marketingu. Pasi u nda nga i fejuari kur mësoi se e tradhtonte. ajo vendosi të kërkojë dashurinë e jetës së saj në Love Is Blind. Sipas Bardhës: “Është e pazakontë në kulturën shqiptare që një vajzë në moshën time të mos jetë e martuar, dhe prindërit e mi do të dëshironin shumë që unë të martohesha.”
Love Is Blind është një program në formën e një eksperimenti shoqëror, ku 15 femra dhe 15 meshkuj bisedojnë me njëri-tjetrin të ndarë nga një ekran, pa patur mundësinë të shikohen fizikisht, për rreth 10 ditë. Në momentin kur ata pranojnë të lidhen, u lejohet të takohen dhe të shpenzojnë një javë së bashku në një vend pushimi. Më pas, ata ftohen të jetojnë për tre javë të tjera në një apartament në Londër, ku takohen me familjet e partnerëve dhe provojnë jetesën si çift. Në përfundim, konkurrentët ribashkohen në altar, ku përpara të ftuarve japin vendimin nëse do të martohen apo do të ndahen.

Post a Comment