GASHI në fushatën publicitare të KITH



KITH është një prej dyqaneve më të njohura dhe më trendi në NYC, i cili vitet e fundit ka bërë emër edhe jashtë tij duke shtuar numrin e dyqaneve në 17 nga Amerika, në Francë e deri në Japoni. Pak a shumë siç ka qenë Jeffrey apo si DSM, ose për europianët, nëse dikush e mban mend Colette në Paris… Ndryshimi i vetëm është se KITH, suksesin komercial e kaloi duke krijuar edhe linjën e tyre, që gjithashtu gjeti sukses dhe tashmë gradualisht po pozicionohet në modën amerikane si një prej emrave më të kërkuar të streetwear. Në fushatën e re publicitare Institution Fall ’25, KITH ka përzgjedhur si pjesë të imazhit dhe kolonës zanore reperin shqiptar GASHI. Kjo ndoshta do të thotë që koleksioni i këpucëve të GASHI, për të cilat ai ka kohë që po punon, do të jetë në shitje këtë sezon tek KITH.




Powered by Blogger.