Sihana Shalaj është zyrtarisht modelja shqiptare numër një në botë
Teksa prej vitesh modelon për emrat më të njohur në botën e modës, ajo ka fituar këtë vit statusin e supermodeles shqiptare më të suksesshme në histori, pasi ka sfiluar në pasarelat e pothuajse çdo stilisti të njohur. Dhe kur themi ÇDO, nuk e themi në mënyrë figurative. Nga Acne Studios, te Gucci, McQueen, Versace, Tom Ford, Hermès, Mugler, DG, Boss, Saint Laurent, Bottega Veneta, Stella McCartney, Chanel, Ferragamo, Moschino, Dior, Miu Miu, JPG, Celine, Schiaparelli etj., Sihana është prezente në çdo sezon e çdo pasarelë, gjë që nuk e ka arritur dot asnjë modele tjetër shqiptare.

Post a Comment