Morena dhe Blero - My Love
Kenga eshte ok, videoja super, megjithate dicka nuk kuptoj dhe ketu nuk e kam vetem per kete kenge. Ve re qe shume kengetare publikojne kenge pa patur ne mendje se kush eshte shinjestra e tyre. Dua te them; Rasti ne fjale. A eshte kjo kenge per tv? Per radio? Per klub? Ne kemi nje treg shume "te ngushte" dhe kengetaret duhet te jene shume te drejtperdrejte ne synimet e tyre. Nuk mund te krahasohet me vendet perendimore e me nje publik milionesh ku dhe kenget eksperimentale gjejne dhe perfitojne nga nje pjese e tregut sado e vogel qofte ajo. Psh, kjo kenge nuk mund te luhet ne koncert, ne radio jo, ne klube jo e jo dhe ne tv shancet jane te vogla. Do kishte funksionuar me se miri nese do ishin eliminuar efektet e zhurmshme ne sfond, gje qe mund te kish ndryshuar ate cka thashe me larte, perndryshe do ish nje kenge perfekte per ambiente si Lounge etj.
Post a Comment