Festivali i Kenges ne RTSH - Nata e dyte - Te preferuarat tona
Po shpresoja shume qe nata e dyte te kishte kenge me te mira...oh me termend dhe une hahahhaha! Nuk po hyj ne detaje, se s'dua te lodhem kot, por mbi te gjitha sepse nuk gjej dot shpjegim dhe nuk gjej kuptim sesi dikush,lere qe e merr mundimin dhe i thote vetes qe "kjo kenge eshte per ne festival kombetar", por si nuk ka NJE MIK te mire qe ti thoje "O pallosh/e! Me termend e ke ti?" E frikshme! Sa te sigurte jane mer boooo! Qe mos ta zgjas me shume. Mua me pelqyen vetem dy kenge, te cilat mu duken premtuese per ne Eurovision dhe ato jane :
Emi Bogdo - Nje femer
Ajo mm mmmm_ja ne fillim nuk eshte e nevojshme, e ne disa vende Emi duhet ta zotroj me mire zerin, por ne pergjithsi interpretimi ishte nder me te miret dhe kenga interesante. Hera e pare qe e degjoj/shoh si kengetare dhe me terhoqi vemendjen me kete kenge. Per mua ishte me e bukura e nates dhe mund te them me interesantja e ketij festivali...dhe me e preferuara ndoshta. Keshtu me degjime te para.
Elhaida Dani - Te kerkoj
Ky eshte rasti me egzakt kur (si dhe ne rastin e Lindites) deshira per te treguar forcen e zerit, shkaterron kengen. Zeri duhet te jete ne funksion te kenges e jo kenge ne funksion te zerit. E tere kenga eshte OOOO OOOO OOOOO OOOO. Ne anen tjeter, Elhaida sic dihet e ka zerin shume te mire, notat i kapi te gjitha dhe kenga nese do thjeshtohej mund te ishte nje balade perfekte.
Post a Comment