Bebe Rexha neser publikon albumin "All Your Fault (Pt.1)"
Neser Bebe Rexha hedh ne tregun muzikor boteror albumin debutues "All Your Fault" i cili sic ka bere te ditur kengetarja do te publikohet ne 3 pjese. Pjesa e pare e cila del neser perbehet nga kenge me ritem urban dhe te destinuara per pisten e kercimit. Pjesa e dyte do te jete me e qete e me me shume balada. Pjesa e trete do te permbledhi te gjitha kenget si dhe do te perfshije disa kenge te reja ne formen e nje edicioni special. Ne patem mundesine te degjojme te gjitha kenget e pjeses se pare te albumit dhe mendojme se albumi eshte super! Bebe tashme ka vertetuar qe eshte nje kompozitore e mrekullueshme dhe suksesin e ka gjetur ne intuiten e saj per ti servirur degjuesit preferencat e momentit. Qofte nepermjet teksti, ritmit apo refrenit te kapshem. Jo per ti bere qejfin se eshte shqiptare, por ky eshte vertet nje album shume i mire ku cdo kenge te ben per vete, gje qe zor se mund ta thuash per shume albume pop te publikuara gjate 2016-17. Nje album debutues perfekt!
Atmosphere:
Kjo eshte nje nga ato kenget perfekte per radio, qe ngjason si nje balade por dhe te ben te kercesh. E teksa nget makinen, sapo fillon te luhet e gjen veten duke kenduar me ze te larte. E preferuara jone nga pjesa e pare.
I Got You:
Besoj se nuk ka nevoj ta komentojme kete kenge, pasi tashme e keni degjuar dhe e ka provuar suksesin.
Small Doses:
Eshte nje kenge ok per te mbushur albumin, por jo dhe aq e forte per tu publikuar si singel. Per mendimin tone duhet te ishte lene jashte kesaj pjese. Bebe ka kenge me te bukura se kjo.
Fuck Fake Friends (me G-Eazy):
Kjo eshte kenga HIT e Part1. Bebe dhe G-Eazy se bashku jane 🔥🔥🔥. Refreni eshte fiksim dhe teksti perfekt per te rinjte qe kerkojne nje "vije muzikore" per postimet e tyre ne rrjetet shoqerore. Fiksim!
Gateway Drug
Kjo kenge gjithashtu eshte fiksim dhe teksti i goditur e ben dhe me te forte kengen. Bebe di shume mire sesi ti beje kenget qe te fiksohen ne mendje, qofte me refrenin , qofte me tekstin dhe "Gateway Drug" eshte shembulli me i mire.
Bad Bitch (me Ty Dolla $ign)
OK! Perfundimisht na pelqejne te gjitha kenget. Bad Bitch eshte nje tjeter hit ne kete album, qe do te ju bej te coheni e te kerceni dhe ta kendoni fjale per fjale. Kenge himn per pjeshkat e egra tek blloku.
Post a Comment