Gjashtë këngëtaret shqiptare më të shikuarat në listën botërore të YouTube




Nuk është vetëm Ballkani aty ku sundojnë këngëtaret shqiptare. Ato kanë vendosur të synojnë dhe botën. Në listën e Top200 të videokëngëve më të ndjekura në botë nga një këngëtare, përveç Dua Lipës, Bebe Rexhës dhe Ava Max, renditen dhe Era Istrefi, Dhurata Dora e Silva Gunbardhi. Era Istrefi me “Bon Bon” renditet në vendin e 140. Dhurata Dora me “Zemër” renditet në vendin e 157. Silva Gunbardhi me “Të ka lali shpirt: në vendin e 200. Që të keni idenë se për çfarë suksesi bëhet fjalë. Në këtë rënditje Top200, përveç tre artisteve shqiptare vetëm rreth shtatë këngë të tjera janë të artisteve europiane (minus UK/Irlanë) dhe asnjë nga Ballkani. Ndërkohë në kemi tregun më të vogël muzikor në Europë/Ballkan dhe një biznes muzikor amator. Dua Lipa ka renditjen më të lartë në këtë klasifikim. Kënga “Neë Rules” renditet në vendin e tetë 3,1 miliardë shikime. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.