Këngëtaret shqiptare sundojnë Ballkanin

 


Kur ne themi që kemi muzikën më të mirë në Ballkan, nuk e themi kot. Sigurisht, preferencat muzikore janë personale, por testimi në masë i këtyre preferencave na bën të japim deklarata të tilla. E kur themi më e mira, nuk po flasim këtu për detaje specifike, tradicionale etj, por si prurje muzikore dhe sesa korrespondojnë me kërkesat dhe trendet botërore e jo vetëm kombëtare. Ka këngë që mund të jenë shumë popullore në një vend, por në tregun botëror nuk përcjellin të njëjtin mesazh, të njëjtin emocion dhe nuk arrijnë të njëjtin sukses. Muzika moderrne shqiptare e ka “kapërcyer” këtë dhe siç e kemi thënë shpesh herë, është po aq cilësore sa dhe prodhimet më të suksesshme të momentit në botë. Kjo ka bërë që videokëngët shqiptare të akumulojnë miliona shikime në YouTube. Jo vetëm kaq, por dhe të kryesojnë listën e këngëtareve më të shikuara në Ballkan, duke lënë pas në një distancë të madhe koleget e tyre nga vendet fqinj. Era Istrefi, Dhurata Dora, Silva Gunbardhi kanë videokëngët më të shikuara në Ballkan dhe renditen shumë më sipër në klasifikim sesa artistet që priteshin të kishin një sukses më të madh si Inna apo Alexandra Stan. E diferenca nuk është e vogel, por me mbi 300-200m shikime, duke bërë që për një kohë shumë të gjatë artistet tona do të vazhdojnë ta ken të sigurt këtë fron. 


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.