Tayna dhe Eleni Foureira më të dëgjuarat në Athinë




Në listën e 10 këngëve më të dëgjuara të javës në Athinë (Greqi), emrat e dy këngëtareve shqiptare Tayna dhe Eleni Foureira bien menjëherë në sy. “Si Ai” dhe “Our Groove” renditen përkatësisht në vendin e 5 dhe të gjashtë të klasifikimit javor. Sukseset e këngëtarëve tane në toplistat greke kanë qënë konsistente, pavarsisht mosraportimit në median shqiptare. Eleni gjithashtu u rendit në vendin e dytë të videokëngëve më të shikuara në YouTube-Greqi me videokëngën e re “I Can Do It Too” në bashkëpunim me Christos Mastoras. Na vjen mirë që “Our Groove” po fillon korr sukses në radiot greke, duke qënë se në një farë mënyre e kemi parashikuar këtë sukses që prej publikimit të saj në muajin nëndor. Shpresojmë që Eleni ta shoqëroj dhe me një video për tregun europian, sepse është e prirë për të pasur një sukses ndërkombëtar me nisjen e sezonit veror.




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.