Nensi Dojaka është stilistja shqiptare më e njohur në botë




Fituese e LVMH, Nensi Dojaka është stilistja shqiptare më e njohur në botë. E vlerësuar nga emra të tillë të botës së modës si Kim Jones, Virgil Abloh, Stella McCartney, Jonathan Anderson e Marc Jacobs, Nensi Dojaka filloi karrierën në 2017 me lançimin e linjës së veshjeve me emrin e saj, duke u shndërruar shumë shpejt në një prej dizenjuesve më të njohur në Mbretërinë e Bashkuar. Në 2024, Dojaka bashkëpunoi me Calvin Klein për koleksionin Pranverë/Verë 2025 dhe në tetor të 2024 debutoi linjën e veshjeve për meshkuj me imazh këngëtarin Troye Sivan. Rihanna, Bella Hadid, Zendaya, Rita Ora, Beyonce,Lila Moss, Anya Taylor-Joy e shumë personazhe të tjera janë shfaqur në tapetet e kuq me veshjet e Nensit, të cilat variojnë nga 400 deri në 6000 euro.














Powered by Blogger.