ROB TWIZZ - THIS BUREK BOY IS COOKING - INTERVISTË

 





Ka një moment në këtë intervistë kur Rob Twizz shprehet se “Është pak qesharake kur mendon që ndonjëherë ne artistët përpiqemi aq shumë për të krijuar muzikë dhe mbetet pa u dëgjuar, e pastaj herë të tjera thjesht bën shaka dhe befas bëhet virale.” Shumë herë artistët harrojnë se muzika, në thelb, ka për qëllim të argëtojë njerëzit dhe jo të vërtetojë se ata janë të talentuar.

Biznesi muzikor është i ashpër dhe shumë shpesh kthehet në një lloj “sporti”, me rekorde shitjesh e blerjesh. Kjo i bën artistët të stresohen duke u përpjekur të provojnë veten, dhe kështu humbasin gëzimin që u sjell arti i tyre — si edhe arsyen pse bëjnë muzikë në radhë të parë.

Përtej oqeanit duhet kuptuar se tregu muzikor i rap-it është jashtëzakonisht konkurrues, ndoshta më konkurruesi i dy dekadave të fundit. Vetëm në rrugën ku jetoja unë, të gjithë donin të bëheshin reper. NUK TALLEM! Ndaj dhe suksesi i Rob duhet vlerësuar. Ai ka një jetë që merret me muzikë. Është shfaqur në MTV, Hot 97, RapFix, The Source, Elucid, Raptology etj. Ka bashkëpunuar me Uncle Murda, Snyp Life (D-Block), Sadat X, e të tjerë.

Unë dhe ai zbuluam se kemi jetuar për një kohë në të njëjtën zonë dhe i kemi përkitur të njëjtit komuniteti shqiptar — por ishte “the power of burek” ajo që na bëri të takohemi për këtë intervistë.

 

Hey man! Si po ja kalon? Urime për “Burek Shop”. Kënga është bërë virale — a je i surprizuar? Si po ndihesh?

Faleminderit! Jo, nuk jam i surprizuar sepse unë jam 50 Lek, normal që “Burek Shop” duhet të bëhej viral HAHA. Jo, realisht m’u duk si një ide argëtuese dhe nuk e dija që ka kaq shumë njerëz që e duan burekun sa të shpërndahej kënga kaq shumë, por jam i lumtur që shumica e njerëzve patën humorin e duhur për ta kuptuar dhe pëlqyer. Është pak qesharake kur mendon që ndonjëherë ne artistët përpiqemi aq shumë për të krijuar muzikë dhe mbetet pa dëgjuar, e pastaj herë të tjera thjesht bën shaka dhe befas bëhet virale.

Si lindi kënga?

Që kur filluam të shkonim më shpesh në dyqanet e burekut për përmbajtje ushqimore, mu krijua kjo ide në mendje si shaka. Njerëzit nisën të më quanin 50 Lek në freestyle-et e mia, kështu që i bashkova të dyja. E regjistrova një ditë në studio për 10 minuta dhe e mbajta në telefon për disa muaj, derisa më në fund e publikova në TikTok dhe u bë virale menjëherë. FYI, sigurisht që kam shumë respekt për 50 Cent, gjithmonë ka qenë një frymëzim i madh për mua.

Cili është bureku yt i preferuar dhe kush mendon se e bën burekun më të mirë në Ballkan?

Bureku im i preferuar është ai me patate. Preference e veçantë, e di. Burekët më të mirë janë ata të bërë në shtëpi  me pak “lot e djersë”. E shefi i burekut duhet të jetë 65 vjeç ose më i vjetër (dmth që ta gatuaj siç duhet).






Tani të flasim për muzikën. Kush është Rob Twizz?

Rob Twizz është vërtet ai. LOL. E dua hip-hop-in me gjithë shpirt; kam kaluar 10,000 orë për ta zotëruar këtë zanat dhe sa më shumë rritem dhe sa më shumë ndryshon industria e muzikës, aq më shumë përshtatem dhe do vazhdoj të sjell kontributet e mia në “tavolinë”. Nuk mendoj se marr vlerësimin e duhur në këtë industri, ndaj më bën ta vlerësoj  gjithçka 100 herë më shumë, çdo njeri që më kontakton dhe më  shfaq dashuri për punën time. Jam njeri i thjeshtë: e dua repin, e dua komedinë dhe më pëlqen të punoj fort — kaq!

Nga cili vend i Bronx-it je? Edhe unë kam jetuar atje — Morris Park represent! 😄

Ayyy shout out për Morris Park! Familja ime, kur erdhi për herë të parë në Amerikë, qëndroi fillimisht në zonën e Morris Park. Unë kam lindur në Bronx, por gjithë jetën time kam jetuar në Yonkers, New York. Yonkers është një vend i veçantë, shtëpia e shumë emrave të mëdhenj si DMX, The Lox, Mary J. Blige, por është një vend i vështirë për t’u rritur e për të dalë në pah. Të formon në një mënyrë të caktuar, të mëson si të navigosh situata të ndryshme, por është e rëndësishme të përjetosh edhe pjesën tjetër të botës.

Bruh… MySpace? I mbaj mend ditët e MySpace-it, por s’ka mundësi të jesh aq i vjetër!

LOL Jeta do ishte shumë më e mirë po të ishte ende MySpace, shout out për Tom. Jam OG në MySpace . Ishte platforma e parë sociale ku muzika ime mori vëmendje dhe ku mora disa nga mundësitë e mia më të mëdha. Ishin kohë më të thjeshta — vetëm HTML coding dhe bars!

Ke bërë muzikë për shumë kohë dhe ke qenë në MTV, RapFix dhe Hot 97. Si i ke përjetuar ato eksperienca dhe si të kanë formuar si artist?

Patjetër, ato eksperienca kanë qenë momente shumë të rëndësishme në jetën time. Kur rritesh, gjithmonë ke një listë ëndrrash dhe për mua njëra prej tyre ishte të performoja në MTV ose të dëgjoja muzikën time në Hot 97; ishte një arritje shumë e madhe për atë “fëmijën” brenda meje. Pavarësisht se ku më çon karriera, jam mirënjohës për atë.
Megjithatë, në retrospektivë, mendoj se industria e estradës atëherë ta shiste shumë idenë e “big break”, dhe këto lloj mundësish të mëdha/ platforma gjigante ndoshta në fillim të viteve 2000 kishin më shumë vlerë. Është e rëndësishme që artistët e rinj të dinë se nuk ka vërtet një big break — gjithçka varet nga vazhdimësia, puna e fortë dhe këmbngulshmëria jote.





A je kontaktuar ndonjëherë nga një shtëpi diskografike?

Jo! Shtëpitë diskografike janë të varfra dhe s’më përballojnë dot. Kam qenë në disa takime më herët, por nuk jam fans i bashkëpunimit me ta. Jam më shumë fans i punës direkt me artistë ose me një brand me të cilin mund të ndërtojmë diçka së bashku. Shtëpitë diskografike ofrojnë vetëm kredi dhe kjo s’është diçka që më duhet në pozitën që jam tani në jetë.

Po të pyes, sepse kënga jote “If Not Then When” ishte në vendin e 15-të në iTunes US Hip-Hop/Rap chart, që është një arritje e madhe...

Faleminderit, po, ajo ishte pjesë e një EP-je që u fut në iTunes charts në mënyrë tërësisht të pavarur. Ishte vetëm me mbështetje të pastër dhe fjalë goje, dhe ishte një tjetër objektiv që doja ta arrija dhe që e arrita. Shumë artistë duhet ta dinë se s’tu duhen miliona fansa për të qenë të suksesshëm — të duhet vetëm një grup i vogël njerëzish që besojnë dhe të mbështesin.

Ka shumë reperë shqiptarë në NYC — Unikkatil, Gashi, Action Bronson, Klepto, Presioni, etj. Çfarë mendon për muzikën e tyre? Ke pasur ndonjë kontakt me ta apo ke tentuar të bashkëpunosh?

Jo, s’kam pasur. Një shout out për Action Bronson! Do doja më shumë se çdo gjë tjetër të bashkëpunoja me artistë nga Shqipëria ose Kosova. Mendoj se do ishte flakë të bënim diçka me një prej tyre, që të kishte sukses të madh komercialnë Amerikë dhe të thyhej kjo “barrikadë”.

 Ju keni dhe prejardhje kroate. A jeni i njohur me skenën e tyre të rapit?

Faktikisht, jam 75% shqiptar, 25% kroat, dhe flas kroatisht mjaft mirë lol. Edhe pse shumë njerëz nuk e kapin dot idenë që një njeri mund të jetë i përzier me etni të ndryshme! HAHA! E njoh shumë mirë skenën e tyre të rapit. Shpesh e vizitoja Kroacinë dhe kam punuar me disa artistë në Zagreb. Kam edhe në plan të publikoj disa bashkëpunime anglisht–kroatisht së shpejti për Kupën e Botës. E admiroj faktin që ata ende e respektojnë artin e hip-hopit në Evropë, sidomos Kroacia. Ata e duan boom bap-in dhe ende e vendosin lirikën në piedestal.

A ke menduar ndonjëherë të futesh në tregun kroat dhe atë shqiptar? E kuptoj që jeton në SHBA, por tregu ballkanik është i madh dhe mund të ndihmojë shumë. Dua të them, shiko si suksesin qऱ pati “Burek Shop”…

Patjetër, ka shumë dashuri brenda komunitetit tonë dhe fillimisht unë e prekja kulturën tone vetëm herë pas here, por pasi u frymëzova nga shoku im IamRrok e kuptova që sa më shumë ta përqafojmë kulturën, aq më mirë është për të gjithë ne. Hezitoja ta promovoja vazhdimisht kulturën, sepse nuk doja të dukesha si shfrytëzues apo si ndonjë gjë qesharake, por pas shumë mendimesh mu bë e qartë që për sa kohë jam autentik, unë do të ndihmoj ta çoj kulturën në mainstream dhe të sjell më shumë vëmendje tek njerëzit tanë. Shikon njerëz nga të gjitha prejardhjet duke e përqafuar kulturën e tyre dhe duke e promovuar, dhe për ne ballkanasit ndonjëherë është e vështirë ta bëjmë këtë sepse kemi histori të ndarë, por kshu I kemi gjëat! Patjetër që planifikoj ta ndjek këtë udhë Akoma më shumë dhe do vazhdoj të tregoj dashuri.





Në Shqipëri, njerëzve u pëlqen të flasin për depërtimin në tregun muzikor të SHBA-ve. Cili do të ishte këshilla jote për këdo që do ta ndërmarrë këtë hap?

Pyetje shumë e mirë. Së pari, do sugjeroja të përdorin sa më shumë rrjetet sociale, sidomos TikTok dhe Instagram. Së dyti, mendoj se është e rëndësishme të bashkëpunosh me biznese dhe brende këtu dhe anembanë botës për një arritje globale. Së fundi, përpiqu të shfaqësh kreativitetin tënd dhe të dallohesh. Nëse të gjithë po bëjnë drill ose afro, gjej tingullin tënd dhe përpiqu të jesh unik dhe ta eksplorosh talentin tënd. Do ia dilni!

Me Rrokun ke një EP, “Burek Boys”. A do ketë një EP/album solo gjithashtu, apo do vazhdoni me një album tjetër bashkëpunues?

Të dyja! Kemi disa video të tjera që planifikojmë t’i publikojmë nga projekti Burek Boys dhe kemi nisur edhe projektin tonë të dytë. Unë vetë kam një E.P. individual që planifikoj ta publikoj në pranverë 2026. Nuk kam në plan të jem i turpshëm me publikimet — do të nxjerrim edhe cilësi edhe sasi, dhe personalisht mendoj se kam disa nga këngët e mia më të mëdha gati në sirtar.

Ky vit duket se ka qenë i mirë për ty. Cilat ishin momentet më të mira të 2025-ës, muzikalisht?

Faleminderit. Mendoj se momentet më të mira në përgjithësi ishin që më në fund fillova të publikoj më shumë muzikë pa u përmbajtur. Kam dhjetëra këngë gati dhe për një kohë shumë të gjatë thjesht rrija ulur e nuk i nxirrja. Të punuarit me Rrokun më ka hapur një dimension të ri kreativ dhe na ka shtyrë të dyve në një planet të ri. Ribashkimi me komunitetin tonë ka qenë një nga momentet më të bukura. Dhe pastaj janë gjëra të këndshme si p.sh. kur një artist i madh si Flo Rida tregon dashuri për një këngë si “Burek Shop” — për mua ishte një moment super. Në përgjithësi, një vit shumë i mirë dhe për atë që planifikoj të bëj në 2026.

Çfarë shpreson për 2026? A do të të shohim live në NYC apo ndoshta edhe në Tiranë?

Planifikoj të pushtoj botën si Pinky and the Brain. A e mban mend kush atë shfaqjen përveç meje? 2026 do të jetë madhështor — më shumë muzikë, më shumë përmbajtje për të ndihmuar bizneset ballkanike, bashkëpunime me artistë të mëdhenj, dhe disa surpriza që i kam gati. Patjetër do të më shihni si në NYC, ashtu edhe në Tiranë. Planifikoj të vij në Evropë disa herë vitin që vjen, si edhe të fiksoj disa data koncertesh këtu në Amerikë. Një gjë është e sigurt: do të shihni fytyrën time “të bezdisshme” kudo në rrjetet sociale veshur me xhaketën, me katrorë kuqe-bardhë duke bërë shqiponjën! Shumë dashuri dhe për ju Albanyac!

Elbino © Albanyac 12/2025




 

 

Powered by Blogger.