Dua dhe Callum, çifti më influencues në Londër
The London Standard ka shpallur Dua Lipën
dhe të fejuarin e saj, Callum Turner, si çiftin më influencues në kryeqytetin
britanik. “The Power Couple” janë një prej eksporteve më të famshme kulturore
të vendit.
Dua prej dy vitesh kryeson listën e
këngëtares më të dëgjuar në Britaninë e Bashkuar, ndërsa Callum është
shndërruar në një prej aktorëve më të njohur në vend. Të dy përfliten të jenë
pjesë e projekteve të reja të James Bond, me Callum në rolin kryesor dhe Duan në
kolonën zanore.


Post a Comment