Shqipëria - Provat e para gjenerale në Eurovision

 




Kanë përfunduar provat e para të konkurentëve në Eurovision 2026 dhe kjo është videoja e prezantimit skenik të Shqipërisë. Pavarësisht mesazhit që kënga përcjell, imazhi i “nënës” në ekranin gjigand duke vështruar performancën “nga lart” duket shumë pa lidhje artistikisht dhe portreti është jashtëzakonisht i madh dhe shumë i errët. Ndoshta në letër mund të duket si ide super, por realizimi është shumë i dobët. Mbi të gjitha, tërheq fokusin nga këngëtari dhe çdo gjë tjetër që ndodh në skenë. Krijon edhe një farë keqkuptimi, sepse teksa fansat e Alis e dinë se për çfarë flet kënga, shikuesit/dëgjuesit e parë thjesht përballen me një imazh gjigand të pakuptueshëm. Në një koncert personal do kuptohej, por këtu duket si një farë përkujtimoreje.Vokalisht, Alis duket super, çka është shumë e rëndësishme. Veshja duket interesante dhe po mendojmë që do duket shumë nice kur të kalohet në ndriçim të plotë skenik. Le të shpresojmë që imazhi gjigand është thjesht në hyrje të këngës dhe pastaj kalohet në elemente të tjera skenike.Diçka e fundit: Alis duhet të ndalojë së prekuri syzet/veshin/kufjet. Suksese në finale.



Powered by Blogger.