Game Of Thrones - Big Brother Albania, Kosova dhe Ferma
Këtë sezon të ri televiziv duket se tre prej programeve më të njohura në televizionet shqiptare priten të “përballen” me njëra-tjetrën. BB VIP Albania dhe BB VIP Kosova u është shtuar dhe Ferma VIP, e cila flitet se do të jetë programi i parë që fillon sezonin duke pasur premierën në tetor. Javë më pas, BB VIP Kosova mendohet të fillojë sezonin e ri, pasuar nga BB Albania në dhjetor. Po kush do të ketë më shumë shikues? Më e bukura është që, sado të suksesshme, të treja programet nuk ndikojnë tek njëra-tjetra. Big Brother Kosova varet nga audienca në Kosovë dhe diaspora e Kosovës. Big Brother Albania varet nga audienca në Shqipëri dhe diaspora e Shqipërisë.
E pavarësisht se “marrin e japin” nga audienca e njëri-tjetrit, shifrat nuk ndikojnë tek rezultatet përfundimtare. Big Brother Albania vazhdon të jetë më i shikuari, falë jo vetëm personazheve VIP që arrin të sigurojë, por dhe panelit të gjykuesve e prezantimit të Ledionit, i cili padyshim është shndërruar në një pjesë të rëndësishme të këtij spektakli. Në anën tjetër, Big Brother Kosova, falë diasporës arrin shifrat më të larta në platforma si YouTube. Përsa i përket Ferma VIP, nuk besoj se shihet si konkurrent nga BB, por pas suksesit të edicionit të fundit, është një program që organizatorët padyshim e kanë në “mbikëqyrje”.
E këtë vit Ferma VIP duhet të provojë nëse
suksesi i fundit ishte thjesht fat apo rezultat i
një pune të realizuar mirë. E nëse në këtë
“lojë fronesh” do duhej të përcaktonim një
fitues, Big Brother Albaniavazhdon të sundojë.
Jo vetëm në audiencë,por dhe si programi më
i ndjekur në historinë e televizionit shqiptar në
të dyja anët e kufirit.
Post a Comment