Iva Tiço vjen “Në Shtëpinë Tonë”



Iva Tiço duket se do të ketë një pozicion të ri në ekranin televiziv këtë sezon. Moderatorja dhe gazetarja do t’i bashkohet Alban Musës si prezantuesja e re e programit “Në Shtëpinë Tonë”, duke sjellë një ndryshim në formacionin e emisionit.

Pas eksperiencave të saj të mëparshme në televizion dhe paraqitjeve që kanë tërhequr gjithmonë vëmendje, Iva rikthehet këtë shtator me një rol të ri në një nga programet e përditshme të Top Channel.
Një lëvizje që pritet të sjellë energji të re në ekran, shumë receta ëmbëlsirash, rekomandime librash dhe (jemi të sigurt) një speciale për Krishtlindje – festa e preferuar e Ivës.
Powered by Blogger.