Capital T - Aktori kryesor në filmin "Muji dhe Halili"
Capital T shfaqet në një tjetër dimension artistik, këtë herë si aktor në filmin e ri shqiptar “Muji dhe Halili”, me regji të Turjan Hyskos. Reperi interpreton rolin e Mujit, një prej figurave qendrore të Ciklit të Kreshnikëve, ndërsa në kast janë edhe Adrola Dushi, Ndriçim Xhepa, Orinda Huta, Armand Peza, Turjan Hysko etj. Filmi sjell në ekran një version modern të legjendës shqiptare, duke ndërthurur historinë, luftën dhe misterin. “Muji dhe Halili” pritet të shfaqet së shpejti në kinema, ndërsa data zyrtare e premierës ende nuk është bërë publike.
Kjo nuk është eksperienca e parë e Capital T në kinema. Në vitin 2023 ai debutoi në filmin ndërkombëtar “Jericho Ridge”, ku interpretoi personazhin Kreshnik, në një kast ku bënin pjesë edhe Nikki Amuka-Bird dhe Michael Socha.
Post a Comment