Liri Tahiri në NY për premierën e “The Journalist's Mission”
Premiera e filmit "The Journalist's Mission" u mbajt të enjten, më 24 shtator 2026, në kinemanë AMC Empire 25 në Times Square, New York. në këtë premierë, morën pjesë diplomatë, delegatë të Kombeve të Bashkuara, përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, si dhe regjisori Fitim Krasniqi me kastin e aktorëve. Në këtë projekt debuton si aktor këngëtari Liri Tahiri, i cili luan rolin e Rigon Gashit, duke shënuar kështu angazhimin e tij të parë në kinematografi. Sa i përket subjektit, filmi është një dramë e bazuar në ngjarjet e Luftës së Kosovës të vitit 1999 dhe ndjek udhëtimin e një gazetareje amerikane që përpiqet të shpëtojë një fëmijë në zonën e konfliktit, duke shërbyer njëkohësisht edhe si një falënderim ndaj ndërhyrjes së SHBA-së dhe forcave të NATO-s.
TO-s.
Post a Comment