Dua Lipa kryeson "Coachella" 2027




Dua Lipa, është shpallur zyrtarisht një nga tre artistet kryesore (headliners) të festivalit gjigant muzikor "Coachella" 2027. Organizatorët e festivalit bënë të ditur se këngëtarja do të udhëheqë netët e të premteve, gjatë dy fundjavave radhazi, më 9-11 prill dhe 16-18 prill 2027. Me këtë arritje të madhe, Dua Lipa krijon histori duke u bërë artistja e parë solo britanike dhe shqiptare që kryeson skenën e parë të këtij festivali prestigjioz. Kjo shënon gjithashtu performancën e saj të parë solo në "Coachella", duke u rikthyer aty fiks një dekadë pas paraqitjes së saj të vetme si e ftuar speciale e DJ Martin Garrix në 2017. Përkrah saj, netët e tjera të festivalit do të kryesohen nga grupi Tame Impala të shtunave dhe këngëtarja SZA të dielave, në të njëjtën natë me Duan pritet të ngjiten në skenë edhe Madonna, Zara Larsson e Jisoo. Kjo përzgjedhje gjithashtu na bën të mendojmë se albumi i ri i Duas do të publikohet në fillim të 2027.

Powered by Blogger.