Header Ads

Deri tani TopFest_in e sundojne djemte +Videot e kengeve qe na pelqejne

Po mundohemi te degjojme me kujdes kenget ne TopFest, por jane pak si shume mer Zot, ku ka njeri kohe me u ul cdo dite dhe me i ndjek...Mesa kemi pare deri tani krijimet me te mira i kane sjelle djemte. Difektet me te medhaja deri tani jane dy; 1-Tekstet e kengeve jane tmerr (djale i bukur me rroba te zeza -kendonte njera lol pale NRG - Who I am ...a po don me then Who AM I? lol ) 2- Ritmet jane shume cool, po nuk kombinojne me zerat fare. Fillon kenga, ritmi HOT, fillon kengetarja...fap e nderron kengen lol.Duhet te falenderojme kompjuterat?
Sic thashe dhe me pare ne po mundohemi dhe kete jave po vecojme te meposhtmet:

NRG Band - Ritmi eshte shume cool, kenge disi e cuditeshme dhe pavarsisht se ato perseritjet no one who I am te acarojne pak, kenga serisht bie ne sy. (Pse flasin anglisht keta tani?)


Mondi - Kjo kenge dhe ajo e Vedat Ademit jane deri tani te preferuarat e mia. Une mendoj se po te ishte miksuar dhe pak me shume do kishte dale super super psh te fillonte me ate momentin muzikor ne minuten 1:50 qe e kam fiks fiks fiksim! Gjithashtu Mondi duhet te mesoj disa levizje te tjera lol dhe ajo goca ncuq ncuq krih floket moj hihihihi.



Valon Shehu - Ky ka ze shume te mire aq sa e ben dhe kete kengen te duket interesante. Ka disa momente ne kete kenge qe me kujtojne Telex...tani qe e rimendoj them se me pelqen kjo kenge mua



Gerta - Ne kishim pritur Gerten te rikthehej me nje kenge 100% dance, por ajo ka sjelle nje kenge me teper pop, por qe ka qelluar ne shenje 100%. Eshte nder te paktat kenge ku zeri,ritmi, vija muzikore nderthuren me njera-tjetren ne vend qe ti sundojne ato. Eshte kenga me e mire e prezantuar deri tani nga femrat ne kete edicion.



Xhani- Besoj se nata finale e TopFestit do jete shume interesante kete vit. Shume kenge cool qe pa nisur mire ende, perfshi ketu dhe kengen e Xhanit. Koreografia duhej te ishte disi me e menduar sepse ajo pjesa e qendrimit ne karrige disi e gjate, perndryshe cool.



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.