Header Ads

Ingriti e ka seriozisht?

Lexojeni kete lajmin poshte botuar kete fundjave tek Dhembluja:

...Një lajm i pavërtetë në një të përjavshme e ka detyruar Gjonin t’i drejtohet Gjykatës së Tiranës. Pikërisht të mërkurën e 10 marsit këngëtarja Ingrit Gjoni i është drejtuar dyerve të Gjykatës nën petkun e paditëses. Shkak u bë lajmi i një të përjavshmeje me titull “Ingrit Gjoni, rrihet nga i dashuri”, gjë që ka irrituar jo vetëm këngëtaren por edhe të afërmit dhe miqtë e saj. Kështu pasi ka bërë gjithë procedurat, avokati i Gjonit ka dërguar një padi për shpifje dhe prishje të imazhit të këngëtares. Në padinë e dorëzuar tashmë në Gjykatë, Ingriti pohon se ai lajm është tërësisht i pavërtetë shokuese dhe si rrjedhojë këngëtares i është cënuar personaliteti, morali e dinjiteti duke krijuar kështu një figurë jo të pastër në përballje me të afërmit, miqtë e fansat. (Bluetooth)...

E tmerrshme! Cfare nuk ndodh ne Shqiperi or Zot! Ta njollosin figuren kot ma si kotmi. Po te pakten Ingriti e ka bere si burrneshat edhe i ka cu ne gjykate. Padine me te rende o zoti gjyqtar i Gjykates per ata qe cenojne moralin e dinjitetin e njerezve!

ps.Fiksim figuren letrare "NEN PETKUN E PADITESES" looooooool marshalla se i marrim ne sysh e rregullohen.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.