Header Ads

Tony Dovolani kercen me femren me te urryer ne Amerike

Fillon sezoni i ri i "Dancing With the Stars" ketu ne Amerike dhe Tony Dovolani kete here ka partnere kercimi Kate Gosselin, femren me te urryer ne Amerike. Per ata qe jetojne jashte Amerikes dhe nuk e njohin se kush eshte ju tregoj se Gosselin eshte nje grua qe pati fatin te bente nja tete femije per nje heresh me duket dhe nje stacion televiziv vendosi te transmetoj jeten e tyre te perditshme dhe kujdesin per femijet. Programi arriti kulmin kur bashkshorti i saj u kap mat me ish dadon dhe kur filloi te flitej se Kate gjithashtu kishte lidhje me rojen. Drame pas drame, ajo eshte personi me irritues qe egziston dhe si shume te tjera ne Amerike eshte e famshme sepse eshte e famshme pasi pervec pjelljes me shumice nuk ka ndonje talent tjeter. Gjithsesi ky eshte dhe lajm i mire dhe lajm i keq per Tony_n. I keq, sepse shume njerez gjeja e fundit qe duan te shikojne ne TV eshte pikerisht fytyra e Kate dhe mund ta votojne negativisht, ndersa lajm i mire pasi Tony gjithashtu po i ben publicitet te shkelqyer figures se tij. Kete jave ai arriti te behet nder te rrallet shqiptare qe ka dale ne kopertinen e revistes "PEOPLE". Urrraaaa!

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.