Header Ads

Vellai i madh - aspak vella dhe i pashpirt

Vellai i madh po te ishte vertet vella ndoshta do ta kontrollonte pak me mire veten dhe do tregohej me i matur me vellezrit e motrat brenda shtepise ose te pakten si vella qe eshte te mos i tradhtoje ne ate menyre. Ndersa une i kuptoj ata fame-kerkuesit qe flasin per seksin,bejne si seksi apo dhe bejne seks, zhvishen,zihen,shahen,bejne si te zgjuar etj etj etj ne emer te 15 minutave te fames, "Surpriza e Seldit" ishte nje nder momentet me reale, me te panevojshme dhe me te renda ne "Big Brother" qe prej fillimit. Per ata qe nuk e kane ndjekur, behet fjale per nje leter qe babai i Seldit i dergon atij nepermjet "Big Brother" duke i folur sesa shume e do e sa fajtor ndihet, ndersa ka qene absolutisht inegzistent ne jeten e Seldit. Ajo cka pritej te ishte nje surprize e kendeshme eshte kthyer ne nje enderr te keqe per Seldin i cili nuk ka mundur dot te japi nje pergjigje te plote dhe nuk ka pranuar ti dergoj ndonje mesazh babait. Ne menyren me te cilter ka krahasuar kohen per te shkruajtur letren me kohen qe i ati ka munguar ne jeten e tij. Personalisht mendoj, qe nese pas syrit te Big Brother ka dhe nje trup e brenda tij nje shpirt njeriu, nje gje e tille atehere nuk duhej te kishte ndodhur. Pavarsisht se pjese e nje programi televiziv ne fund te fundit Seldi etj jane njerez dhe dhimbja apo tragjedite e jetes se tyre nuk duhen perdorur per te fituar disa shikues me shume. Keto jane situata shume personale dhe shume delikate per te cilat njerzit pavarsisht se nuk flasin apo nuk i shfaqin, i kane pjese te jetes se tyre te perditeshme. Njerzit shkojne per vite ne terapi per probleme te tilla Vellai i madh do i zgjidhi per pese minuta! E trishtueshme! Sinqerisht me ka ardhur shume keq kur kam pare videoklipin (ndiqeni me poshte) e besoj se dhe publiku ka pas te njejtin mendim pasi asnje ze nuk pipetinte ne salle dhe Arbana filloi te ngaterrohej me 24 ne 25 apo zere sikur nuk jemi ne ketu (po David Coperfield po! Magji! lol) apo kur e mbylli me " Nuk dua qe te bej te vuash..." A pse paskeni pas dhe me per ta lenduar? CRAZY!

PS. Kerkoj falje nese po tregohem pak i eger, por kam miq qe jane ndeshur ne jete me probleme te tilla dhe rralle e ne menyre te kufizuar kemi biseduar per keto gjera, sepse jane vertete delikate dhe te dhimbshme. Nuk eshte NORMALE te detyrosh nje LOJTAR programi te ballafaqohet me ndoshta tragjedine me te madhe te jetes se tij perpara publikut ne nivel nderkombetar. CRAZY!



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.