Header Ads

Ah Ministria e Turizmit!


Çfarë nuk shkon me këtë foto? Në përpjekjet për të sjellë sa më shumë vizitor në vendin tonë të dashur, punën e dobët për zhvillimin e turizmit në vend, kjo ministri mundohet ta mbulojë me foto mahnitëse nga natyra mundësisht të fotografuara sa më lart në qiell. Gjithsesi të gjithë e dimë që shërbimi,çmimet,pastërtia dhe "bukuria" e qyteteve tona lënë për të dëshiruar dhe zor se mund ti krahasosh me ndonjë shtet tjetër europian që pretendon të mbledhi një milion vizitorë në vit. Po djellin nuk mund ta mbulosh me shoshë, ashtu si nuk mund ti mbulosh me photoshop problemet aq të theksuara të qyteteve tona, ndaj dhe në mënyrën më dështake në faqen e promovimit të turizmit shqiptar, Ministria e Turizmit dhe e 150 dështimeve të tjera gabimisht ka publikuar dhe një foto nga përmbytjet në Shkodër. Mirëseerdhët në Shqipëri dhe do Zoti nuk bie shi!

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.