Header Ads

Angela Martini: "Gjithmonë rruaje, se kurrë nuk i dihet se çfarë ndodh!"




Jam tu qesh me të madhe teksa po shkruaj këtë lajm, falë përgjigjes së Angela Martinit rreth incidentit në CFDA Fashion Awards.

Këtë javë do e mbajmë mend si java e Angela Martinit e cila nuk paska ndërmend të na iki nga mendja dhe për ca kohë. Atëherë...në ceremoninë e ndarjes së çmimeve mbi modën prej CFDA ( që është diçka që jep diçka për modën a diçka shko kërkojeni në Google se amon boll e kam dëgju tërë javën) duket se Angela Martini ka nxehur shumë Lady Gagën, e cila sapo mori vesh që Martini kishte nxjerrë xhevahiret e saj në tapetin e kuq më shumë se një herë, filloi u zhvesh dhe i tregoi të gjithëve gjokset e saja.Normale që nuk mund ti tregonte pjesën e poshtme se do quhej sikur po kopjonte Martinin!!! Ene kshu Gaga! HAHHAHAHAHHAHHAHAHA! Ok gallatw kjo se mos e merrni me tërmend ose merreni nqs aq mbushni, por sinqerisht...Çfarë po mendonte Angela Martini kur vendosi ti tregonte botës xhevahiret e saja (që ndryshe nga çfarë u komentua në disa forume, ishin xhevahire firmato,të pastruara të lëmuara, fildish! Ne kemi foton XXXXL dhe e kena studju mirë kshu që mos na kundërshtoni!) Mesaduket, nuk është ashtu siç mendoni juve. Në makinë Angela ka pasur mbathje të veshura poshtë fustanit, por miqtë e saj i kanë thënë se fustani i dizenjuar prej Diane Von Forstenberg, nuk mund të vishej me mbathje poshtë (BETOHEM që nuk po e shpik këtë histori!) Modelja ju ka besuar miqve dhe i ka hequr. OK! Për çfarë janë miqtë apo jo? Për të të hequr brekët LMAO! HAHAHAHHAHAHA! Ajo nuk e ka ditur gjatë ecjes në tapet që xhevahiret po i dukeshin (ne po e besojmë se dhe me dash me e nxjerr vetë, nuk del ashtu ) dhe se është turpëruar kur ka parë fotografitë të nesërmen. Ajo është munduar që të ndaloj publikimin e tyre, por ka qënë shumë vonë. (E si i ndaloi ka marrë policinë në telefon? HAhahahaha! U meka!) Problemi më i madh për Angela Martinin? "Gjëja më shokuese për mua ka qënë se njerzit po mendonin se unë nuk kisha Braziluar (quhet stili brazilian kur e brazilos atë gjënë....punë femrash)! Këshilla ime më e mirë: rruaje përditë se nuk i dihet çfarë të ndodh" E sigurt nuk është nga Puka kjo? Ne e kapim sensin e humorit,por boooo sa kanë ndryshuar kohët. Dikur thuhej ndërroi brekët çdo ditë se nuk i dihet ç'ndodh, tani diskutohet brisku! OK se po bëhem bajat. Tani të bëhemi çik gazetar serioz si ato tek emisioni i mëngjesit tek "Klani" me kamera dore hahaahhaha. Mu kujtua mua tani nuk e di pse. Ç'kërcejnë ata budallenjtë ashtu? Boooo! S'kanë më farmacitë ilaçe, do kenë mbaruar.



Gjithashtu në këtë ceremoni çmimesh ishte dhe xhaxhi Kanye West. Jallare se desha me thënë XAXI thashë xhaxhi. Dmth ishte dhe Kanye ëest i cili mendohet të ketë pasur lidhje me Angela Martinin. Ata i kanë qëndruar larg njëri-tjetrit...me zemër po mendojmë se me sy ja kishte nis HELLO që në tapet të kuq! Ok!Ok! Nuk po ngacmohem më loooooool! Në këtë event Angela shoqërohej nga stilisti Eli Mizrahi, i cili fatmirësisht i kishte veshur brekët. HAAAAAAAAAAAA!

ps. Ju e dini që ne e kemi qejf Angela Martini, thjesht po mundohemi ta kalojmë me shaka këtë incident të sajin e jo si disa forumista të cilët janë duke reaguar sikur u përmbys bota, në vend që të falenderojnë Zotin që nuk ju ndodhi atyre se ...kushedi ç'horrore do shihnim.

Quotes:GlobalGrid

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.