Header Ads

Eliza Dushku do të luaj Cat woman në Batman, plus White Collar


Ok! Ok! Që të mos ju ngrejmë mendjen shumë, nuk bëhet fjalë për filmin e ri të Batman, por për seritë vizatimore që faktikisht kanë po aq rëndësi sa dhe filmi vetë. Vitet e fundit dublimet e filmave vizatimorë nga vetë artistët e njohur jo vetëm që janë shndërruar në një provë për hyjet e Hollivudit, por dhe një e domosdoshme në kurrikulumin e tyre. Përveç kësaj, aktorja e njohur duket se e ka nisur këtë vit mbarë, duke marrë pjesë në shumë projekte të reja kinematografike dhe televizive. Së fundmi ajo gjendet në Nju Jork ku është duke kryer xhirimet për serialin "White Collar" ku do të jetë e ftuar për disa episode. Ky serial transmetohet në kanalin USA dhe është një ndër serialet më të rekomanduar të televizionit amerikan. Unë e kam pas ndjekur dhe më ka pas pëlqyer. Tregon për një ndër hajdutët më të rrezikshëm në Amerikë, i cili firmos një marrëveshje me shtetin amerikan, që të jetoj në gjëndje të lirë përsa kohë bashkëpunon me policinë për zgjidhjen e vjedhjeve të ndryshme dhe kapjen e kriminelëvë etj etj. Këtu po ju sjellim dhe një foto nga xhirimet e Elizës në Nju Jork.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.