Header Ads

Elvisi është gjallë


E mbani mend Mr.Elvis? Oooooo si jo?! Ai ka qënë shumë i famshëm nga fillim-vitet 2000!!! Ju mund të kishit kujtuar se ai kish humbur, por nuk është e vërtetë! Ne e gjetëm në YouTube ku në një bashkëpunim me Bora Fera ka publikuar një këngë të re e cila titullohet "Kam jetën time". Po po! Në Shqipëri të gjitha kanë jetën e tyre, por merren me jetën e tjetrit hahahhahaha. Mua më pëlqen kjo këngë për të gjitha arsyet e gabuara (siç thonë amerikanët, se jetojmë jashtë shtetit neve, jena bo si të joshtëm ene kshu, flasim si t'joshtëm edhe shqip se e kena harru shqipen fare, ke pa ti!!!). Në fillim unë mendova se ishte bullgarisht kënga, po kur dëgjova /kam jetën time/, e kuptova se nuk ishte bullgarisht, se pjesën tjetër të tekstit nuk e marr vesh. ABSOLUTISHT PO që është e vërtetë! OZM sa bukur i bien ato puplat nga qielli! Fiksim kur këndon /Nëse më shkrepet dua të shkoj/Po t'ma thotë mendja do të qëndroj/ . Dy komanda mendja e kësaj ; Ose Shkrepet, ose Ja thotë. FIKSIM këtë këngë OPAAAAAA!

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.