Header Ads

Këngëtarëve nga Kosova ju mohohen çmimet në Shqipëri?Huh?


Më falni çfarë tha Fehu? Po pyes se shpesh herë po dëgjoj nga artistët shqiptarë të Kosovës, të ankohen rreth dhënies së çmimeve në Shqipëri me idenë se shpesh herë shqiptarëve të Kosovës ju janë mohuar çmimet në festivalet që mbahen në Shqipëri. Jo jo jo jo jo jo jo! E dini kush është pyetja e vërtetë? Në një Videofest që zhvillohet në Kosovë e një Çelës magjik, sa herë kanë fituar çmim artistët shqiptar apo ma lër ta saktësoj, sa herë kanë fituar çmimin e parë/të madh artistët shqiptar nga Shqipëria? Pyes, sepse në Shqipëri,artistët nga Kosova kanë fituar çmim të parë si në Kënga Magjike, po ashtu dhe në TopFest,Festivali i Këngës në RTVSH etj. Gjithashtu po të krahasosh koncertet dhe ftesat që artistët nga Kosova marrin nga evenimentet shqiptare me ftesat që artistët nga Shqipëria marrin nga evenimentet në Kosovë, jam i sigurt që raporti është 70% me 30%. Në fakt është turp të bëhet një bisedë e tillë që i përket më tepër kafeneve sesa njerëzve të kulturuar,sepse personalisht shkoj gjithmonë me idenë që Shqipëri-Kosovë janë një e ndarjet e çmimit nuk bëhen sipas kufijve,por sipas artistëve. E gjithë kjo histori e ka fillin kur Armend Rexhepagiqit e disa artistëve të tjerë në "Festivalin e Këngës në RTVSH" dy dekada më parë, nuk ju dha çmimi i parë dhe në mbrapaskena ju kërkuan lekë apo nuk i respektuan si emra të njohur që ishin në Kosovë. Në fakt atë që nuk kuptuan, ishte se; kjo gjë vlente dhe për këngëtarët nga Shqipëria e nuk ishte asgjë personale. Atyre gjithashtu i është kërkuar lekë (e të tjera që s'po i themi) dhe po gjithashtu nuk kanë qënë respektuar ndonjëherë nga klanet e RTVSH. Fstivali i RTVSH ka qënë gjithmonë strikt në pranimin e rrymave të reja dhe teksteve të lehta, e po të shikoni me kujdes edicionet do vini re që këngët ritmike vijnë më së shumti nga Kosova. NUK KA LIDHJE! Po të ishin trajtuar kaq keq artistët nga Kosova, atëherë nuk do merrnin pjesë në festivalet në Shqipëri, po do bënin një të tyrin dhe hajt shëndet! Albaniac ka tetë vjetë (më gjatë se karriera e disave) që sjell informacione për të gjithë artistët shqiptarë nga mbarë trojet shqiptare me qëllimin që të paktën ONLINE të krijohet një "treg" i përbashkët shqiptar dhe mendojmë se ja kemi arritur qëllimit. Këta shkojnë e hedhin fjalë pa të keq duke krijuar probleme të panevojshme. Le ta ketë thënë me shaka Fehu, nuk është aspak për të qeshur.


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.