Antre dhe Gena parashikojnë motin. Këtë natë do bjeri shi
Së pari, kënga është shumë e bukur, e më pëlqen që videoklipi është i thjeshtë dhe pa femra melankolike e gjysëm të zhveshura etj etj. Më pëlqen. Gjithashtu më pëlqen sesa pastër dhe sesa mirë i kuptohen fjalët Antre kur këndon. Në anën tjetër...ky Gena është fiksim kur interpreton. Më falni, se ai interpreton me gjithë shpirt, por mua më bën me qesh nuk e di pse hahahahaha. Ah dhe diçka!
Si ishte ajo pjesa e tekstit / zgjata dorën n'errësirë por ti the që s'më njihje/ si s'më vrave më mirë mos të ndjeja kaq dhimbje/
Po mirë o burrë a ishte errësirë? Ti pse shqetsohesh kot, ndoshta s'të ka pa mirë. Tiranë hesapi, po të zgjati dorën njeri në errësirë futja vrapit se nuk e ka nga dashuria byrazeri po të vrau hahahhahaha.Më duket janë mundu e i bën një këngë të tërë kot ma si koti ajo e shkreta o tremb s'ka kuptu gjë hahahhahaha.
Post a Comment