Bleona kundra Eliza Dushkut
Oh kay! Kjo është pak e çuditshme dhe ne nuk dimë si ta kuptojmë apo ta shpjegojmë, por disa ditë pasi Eliza Dushku ka postuar në Facebook dhe Tëitter një status "Jam krenare që jam shqiptare!", Bleona Qereti ka postuar gjithashtu një mesazh në Facebook dhe Tëitter ( në faqen e Elizës, shiko foton) i cili i drejtohet aktores me origjinë shqiptare. Në këto mesazhe Bleona shkruan
"Kush është shqiptare tani?'Si një shqiptare e vërtetë siç pretendon të jesh' duhet ta dish se nëse sulmon një shqiptar,përgjigjia do të jetë më e madhe sesa mund ta parashikoje! Do ishte madhështore sikur faktikisht DO ISHTE VENDI YT! Dhe ti do kishe lindur atje! Çfarë ke bërë për Shqipërinë së fundmi? Më vjen mirë që shikoj se ke Shkruar në 'koktejet' e mia për pak publicitet më shumë për të thënë se 'je shumë patriote' rreth të qënit shqiptare! "
Nuk e dimë egzaktësisht se ç'ka ndodhur midis Elizës dhe Bleonës, por mendojmë që ka të bëj me atë thashethemin idiot rreth mohimit të gjuhës shqipe nga Bleona. Pfff! Mesaduket Eliza ka lënë ndonjë mesazh që ka nxehur këngëtaren shqiptare dhe si rezultat...këto që po lexoni. Gjithsesi, këto shkëmbimet e Bleonës na duken pa vend dhe aq më tepër në një rrjet shoqëror kaq publik DHE midis dy personazhesh shqiptare. Përgjigjia e Elizës ...me modeste dhe më cool. Ajo ka postuar një lidhje në Tëitterin e saj ku shkruan " Paralajmërim: Këtu akuzohem,sepse flas gjuhën time...Kënaquni!
Kush është më shqiptare nga këto të dyja? Goca e Qazimit! Nuk e njihni gocën e Qazimit? Ajo që ka çliru Pezën dhe dha mendimin që fusha pranë Pezës të bëhej kryeqyteti i Shqipërisë dhe ti vendosej emri Tiranë. Nga ta dinte e shkreta sesa punë ju hapi shqiptarëve që plasën kush me qënë më shumë Tirons e tani që dolën prej Fushë-Peze të gjithë , kaluan në trrrrredin e ri kush me qënë më shumë shqiptar. Po lijeni rehat Shqipërinë,se Shqipëria s'ka lidhje as me njërën as me tjetrën. Po pini o goca kafe e bëni pazar për qejf se jua ka lejuar jeta,pse ziheni kot. Po ikni e këndoni ndonjë këngë së bashku, ç'o ky muhabet, pse mërziteni! Po qetsohuni amon se veten stresoni, ju dalin rrudhat kot! Eeee shenela! Sa për vete! Unë jam tajlojndinez e nuk e lun topi!
EEHH KJO BLEONA I FUT HUNDET KOT TEK TE TJERET UNE DHE E KAM TAKUAR E ME ESHTE DUKUR VAJZE E MIRE TEPER TEHEQSE PO ME SA DUKET EMIGRIMI BEN TE VETIN NCNCNCNCNCNC
ReplyDelete