Header Ads

Fillojnë pranimet e "Kënga Magjike"


Festivali "Kënga Magjike" ka deklaruar datat e pranimit të këngëve dhe artistëve të cilët dëshirojnë të konkurojnë në edicionin e vitit 2011. Krijimet duhet të paraqiten pranë televizionit Klan në datat 5,6,7 shtator. Pas seleksionimeve dhe votimeve javore,finalja do të mbahet në datat 18,19 dhe 20 nëndor. Përsa i përket votimit dhe këtë vit do të jetë i njëjti sistem votimi si dhe vitin e shkuar, ku këngëtarët pjesmarrës do votojnë hapur për çmimin e madh. Edicioni i fundit i "Këngës Magjike" u fitua nga Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli, këngën e të cilëve mund ta dëgjoni më poshtë.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.