Genta Ismajli - MOS E BLINI ALBUMIN TIM
Ditë pasi hodhi në treg albumin e ri "Guximi", Genta Ismajli ju ka kërkuar fansave të saj që mos ta blejnë këtë album. Arsyeja? Sipas Gentës, ky album ka dalë në treg pa lejen e saj dhe ajo do hedhi në gjyq "Arbonin". Ok! nji sekondë aman. Kush është Arboni, pse duhet me i marr leje Gentës, kush ja dha këngët këtij, çfarë lëmshi e çfarë tmerri!!!!!!! Hajde Shqipe hajde! Po normale, kur duan ti bëjnë të gjitha vetë arrrrrtistët. Po të paktën vendos një mesazh normal. Lajmëroj të gjithë fansat e mi, se albumi "Guximi" i hedhur në shitje prej "Arbonit" është publikuar në mënyrë të paligjshme dhe pa lejen e grupit realizues të këtij albumi (se shtëpi diskografike s'ka e s'ka aty). Për këtë veprim ne kemi nisur një proçes gjyqsor dhe ju lutemi që të sabotoni këtë prodhim dhe mos të bleni këtë album.
E shikon mi? Kollaj fare! Kriminela, shkon shkruan tjetra. Jo mi jo ata s'janë kriminela, por normale kur gjejnë shesh do bëjnë përshesh. lol
ps.Po këto këngëtaret nuk e dinë që nuk blen më njeri albume, se të gjithë në Shqipe i shkarkojnë online dhe ata që faktikisht i blejnë nuk kanë Facebook se nuk dinë të përdorin kompjuterin hahahhaha.
Post a Comment