Header Ads

Eliza Dushku merr pashaportën shqiptare


Kanë ndodhur shumë gjëra këto ditë që ne nuk kemi shkruajtur ndaj le ti përmbledhim mundësisht pak e nga pak në të njëjtin vend.

Mesaduket Bleona Qereti ja ka futur komplet kot në replikat e saj me Elizën, pasi jo vetëm që statuset e Elizës në Twitter s'kanë pas lidhje me Bleonën, por thjesht kanë paralajmëruar vizitën e saj në Shqipëri. Aktorja e njohur me origjinë shqiptare (së fundmi parë në serialin "White Collar" shiko videon në lajmin tjetër) ka mbërritur në Shqipe së bashku me Fadil Berishën për të realizuar një dokumentar rreth Shqipërisë dhe bukurive natyrore e turistike që ofron vendi ynë. Ata do të qëndrojnë në vend për rreth dhjetë ditë dhe do të vizitojnë disa prej qyteteve kryesore si dhe do takojnë personalitete të artit kulturës dhe politikës shqiptare. Sapo ka mbërritur dje në aeroport, Eliza ka firmosur formularin për tu pajisur me pashaportë shqiptare.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.