Eliza Dushku si shqiptare ...ndalimi i parë në "Folie Terrace"



Çfarë dinë të bëjnë më mirë shqiptarët se gjithçka tjetër? Të festojnë, normalisht! Ndaj dhe Eliza me të firmosur formularin për nënshtetësinë shqiptare, bëri atë që do bënte çdo shqiptar. Të festoj! Shoqëruar nga Blerim Destani dhe Fadil Berisha, aktorja ka vizituar "Folie Terrace" një prej lokaleve më të mira në kryeqytet. Ajo është dëgjuar të flas me shumë gëzim për dokumentarin që po xhiron rreth Shqipërisë dhe mezi pret që të ndaj bukuritë e Shqipes me botën, ndërkohë që në Folie kishte ardhur të shikonte sesi gëzonin rinia shqiptare. Vë bast që është habitur kur ka marrë vesh që askush nuk po i binte fyellit lol. Eliza i ka kërkuar Dj që të luante "On The Floor" nga JLO dhe Pitbull, ndërkohë që ka shtuar se në vizitën e saj të tretë në Shqipëri, është tërësisht e dashuruar me këtë vend. Po ne nga i dimë të gjitha këto? Na i tregoi miku ynë Ardi Pulaj, redaktor dhe prezantues ne ABC News, i cili ishte në shoqërinë e Elizës atë natë.

ps. Në lajme të tjera. Eliza ka kaluar një natë super tek Folie dhe nëpërmjet Twitter ka treguar se e vetmja gjë që i ka munguar ishte i dashuri i saj Rick Fox, i cili e ka përcjellë aktoren deri në aeroport por,nuk ishte me të në këtë vizitë.Trupi realizues i dokumentarit ka filluar xhirimet e para, Eliza është takuar me kruebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha i cili i ka dhënë asaj titullin e "Ambasadore nderi e Tiranës në botë" ( A egziston një titull i tillë? Seriozisht? Lmao!) Në ditët e ardhëshme flitet se do të vizitojnë dhe Kosovën.






No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.