Kristine Elezaj pas pushimeve në Ulqin, në studio për albumin e dytë.
Kristine Elezaj këtë vit pushimet i ka kaluar me familjen e saj në Ulqin të Malit të zi dhe ka përshtypjet më të mira për këtë vend. Familja e Kristinës vjen nga Ulqini dhe mësojmë se ata i kalojnë shpesh herë pushimet aty, ndërkohë që Kristinë gjatë qëndrimit ka bërë plazh,ka vizituar Budvën, ka shkuar në kishë, ka parë të jatin të shpërndaj kopje falas të albumit të saj debutues dhe ka mësuar se kënga "Warpath" është goxha e njohur dhe në Angli (shiko videon më poshtë). Po gjëja që do i mungojë më shumë nga Ulqini, është gjyshja të cilën Kristine e do shumë. Sigurisht, të vizitosh Shqipen dhe të largohesh pa një batutë? Ncuq! Elezaj ka treguar se teksa gjyshja i paloste rrobat, me tangat në duar i thotë " Çfarë brekësh janë këto?" Hahahahaha! Fiksim gjyshet! Mbaj mend gjyshja ime merr mamin mënjanë dhe i thotë - A keni probleme me lekët që dhe një palë pantallona nuk i bleni çunit po ma sillni me xhinse të grisura? - Hahahahhahahhahaha! Tashmë e rikthyer në Nju Jork, këngëtarja ka treguar se gjendet në studio për të filluar regjistrimet e këngëve për albumin e ardhshëm. Ndërkohë ne po bëhemi kurioz nëse ai bashkëpunimi me Noizy do mund të ffffff-utet në albumin e saj të ri. Po pyesim sepse mbajmë mend që rreperi tregoi për një lëvizje kariere në Sh.B.A plus që realizuan një këngë bashkë etj etj etj etj.
Post a Comment