Header Ads

The Voice of Albania


Direkt e në temë, ky është programi shqiptar më i realizuar dhe më interesant i vitit. Thjeshtë,plotë talente,juri simpatike, profesionale,pa furça e pa stërrzgjatje të panevojshme, një kombinim perfekt. Kushdo që ka bërë përzgjedhjen Bravo! Megjithse po të ktheheshin për mua, unë do zgjidhja Almën veç me e dëgju të më thoshtë nji herë "HEC TEK ALMA!" Hahahaha!

Ledioni gjithashtu është një zgjidhje shumë e mirë për drejtimin e këtij programi POR ai ka nevoj për skenar,sepse bën jashtëzakonisht shumë lapsuse. Brenda 5 minutave në hapjen e serisë së parë ai tha: The Voice ka pushtuar ekranet më të mëdha të të gjithë botës (në fakt është një program i ri dhe psh, në Europë përveç Shqipërisë organizohet dhe vetëm në katër shtete të tjera) Teksa tregoi sesa të jashtëzakonshëm janë anëtarët e jurisë, në klipin pasues përmendi se këta artistë kanë me qindra fansa. Dmth të jashtëzakonshëm,por që as 1000 fansa nuk ju numërohen? Hëh?! lol Miriami nuk është ish këngëtarja,por është këngëtarja e ISH grupit, se ajo akoma është këngëtare. Eltoni nuk ka ardhur ekskluzivisht për The Voice, sepse ka kohë në Tiranë dhe do marri pjesë tek festivali i RTVSH...ene kshu. Një tjetër problem për mua, është dhe interpretimi në gjuhën angleze. Nuk e kuptoj përse nuk këndojnë në shqip konkuruesit, në fund të fundit është "Zëri i Shqipërisë" apo jo? Të gjithë muzikantët e dinë SE mënyra më e mirë për të shfaqur maksimumin e vokalit tënd është të këndosh në gjuhën amëtare, pasi në gjuhë të huaj krijohen probleme me shqiptimin etj, siç ndodhi dhe me këngëtaren nga Korça apo nga Berati në episodin e parë. Gjithashtu nuk më pëlqeu fakti që kanë konkurues të cilët kanë marrë pjesë në festivale të ndryshme,programe muzikore apo nga TOB, pasi nuk më duket e drejtë që të konkurojnë me këngëtarë të cilët këtu prezantohen për herë të parë. Nejse,këto janë gjëra të vogëla dhe nuk ja ulin vlerën programit i cili e përsëris, për mua është programi më i mirë i këtij viti në televizionet shqiptare.

Ah! Se desh harrova! Po fiksimet e mia s'do i tregoja unë? E pra!!! Atëherë...të gjithë i kanë zërat e bukur, por mua më mbetën në mendje dhe mendoj se deri tani cilësi SUPERSTARI (me pak trajnim) ka Vjosa Selmani. Zë të veçantë (jo thjesht të mirë), e ëmbël, e komunikueshme,e veshur këndshëm dhe si për moshën e saj...fiksim gjithçka në prezantimin e saj. Zë fiksim - Melisa nga Tirana.ëOë! Olimpia nga Shkodra (ka nevoj për ndihmë në prezantim,por zëri super!) dhe Marsela nga seria e dytë e cila e zotëronte shumë mirë zërin e saj dhe interpretim shumë i mirë.
Ps. Nëse dikush nga të preferuarit tuaj nuk u zgjodh, mos kini merak,sepse ka një seri në javët pasuese kur gjyqtarët do risjellin një prej tyre sërisht në konkurim.Të paktën në versionin amerikan kështu kanë vepruar.

Ps2: RREGULLONI DRITAT e trajnerëve,sepse në serinë e dytë Sidrit dhe Miriamit disa herë nuk i punuan dritat lol.


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.