Header Ads

10 Momentet WTF të Vitit 2011 nga Albaniac


Më shumë se një herë këtë vit për një çast na ndali zemra dhe me gojën përtokë, në mendje na u rrotulluan tre gërmat e arta WTF! (Çfarë .....!) Nuk dimë se çfarë kanë qënë duke menduar Vipat tanë teksa janë shfaqur,kanë kryer apo kanë thënë në publik gjatë këtyre momenteve,por nuk e mohojmë dot që na e bën më interesant vitin që shkoi dhe ja ku i kemi rreshtuar në listën e WTF!


Anxhela Martini merr ajër të pastër

Ciu Ciu Ciu këndon zogu, ciu ciu ciu në pranverë. Kur këndon zogu i Anxhelës gjithë shqiptaria punët i le! Kjo foto u shoqërua me shumë WTF_se të shkaktuara nga deklaratat e Anxhelës si "Shokët më thanë ti hiqja të mbathurat","Të paktën e kisha të qethur" etj etj. Tip fiksim kjo!

Dita kur Saliu ra

Në mes të fjalimit përpara delegatëve demokratik,lideri i tyre që sundon Shqipërinë që prej dy dekadash,kryeministri i vendit përpak sa nuk u rrëzua në një moment dobësie të shëndetit. Përveçse WTF dhe sesi e lejuan orgaizatorët daljen e tij në gjëndje jo të mirë shëndetësore në skenë, ne na u kujtua sesi dikur,diku, Namik Hoti tha se dikush prej dikujt nuk ikën deri sa të bjerë vetë...po Namiku nuk e kishte taku Jozefinën në ato kohë.

Lame merr në dorë "Opinion"

"Ore ke pirë ti? O kastravec!" Me këto fjalë ju drejtua Frangaj të ftuarit Lame gjatë një debati për sheshin e Tiranës, kur ky i fundit për rreth 20-30 minuta nuk pushonte së bërtituri dhe ndërpreri fjalën e të ftuarve të tjerë. Ulej Lamja,çohej Lamja,bërtiste Lamja...e çuditërisht Blendi nuk i tha asgjë.Ndoshta se po përpiqej të mbante të qeshurën. Pse u nxeh kaq keq Lamja? Jo se ndryshuan sheshin,por se në mes të sheshit kishin lënë një si kodër të vogël. Po dhe ky o burrë nxehet për mini kodrën e sheshit po për malin e Dajtit jo! A don' ta heqim dhe Dajtin! Veç thuj!



Bleona zhvishet...vetë.

Pasyra e Bleonës e ka një problem, kur copat janë të tejdukshme Bleonën e rren. Ndaj dhe Bleona mëse një herë ka shfaqur në tapetin e kuq të gjitha xhevahiret e saj Made in Elbasani."Bvlgari" i marrtë të keqen!

Dafina blen topa

Nuk ka asgjë të keqe.Topat janë shumë trendy kohët e fundit dhe normale, që dhe Dafina do blente topa, të cilat marshalla i shkojnë shumë. Gjithsesi nuk ishte blerja e topave që na shkaktoi reagimin WTF, por justifikimi i Dafinës "I plotësova dëshirën fansave" tha ajo. Mezi presim të shikojmë se çfarë tjetër do kërkojnë fansat në 2012!


Rama përshëndet më bithë

Kjo puna e kartolinës së Ramës...ai rrezik nuk e ka mbajti mend që ishin Krishtlindjet dhe u kujtua në momentin e fundit. I kapi dora një kartolinë që kishte aty dhe i shtoi një gëzuar,ç'kemi ç'a bëni mirë! E postoi dhe papritur në media plasën WTF_ket!
Si tha ai...nuk është puna se çfarë the,por si e the. Ene kjo puna e kartolinës së Ramës. Po të na e kishte dhënë diku në ndonjë ekspozitë arti do e kishim vlersuar shumë,por kur na e jep për Krishtlindje ...çfarë do thoshte Krishti? Le të shpresojmë që për Pashkë nuk do na dërgojë ndonjë vepër arti nga Joseph Miller lol.

Tre WTF dhe një festival

Dy spikiere + një aktor = lapsuse pa fund? Moment pas momente tre drejtuesit e festivalit të këngës në RTVSH na bën të lëshonim bombat WTF WTF dhe WTFFFFFF!!! Njëra pyet këngëtaren,por shikon nga kamera në vend ta shikoj në sy,tjetri ndërpret dhe ndërron bisedën mespërmes pa pikë problemi, e tjetra thotë do bëjme pak si këngëtare tani. Gallatë! Të tre së bashku në çdo prezantim ju bëjnë pyetjeve konkuruesve të cilat asnjëri nuk i di dhe vetë prezantuesve ju duhet të shikojnë kartat për t'ju treguar se për çfarë bëhet fjalë. E di ti Sheqere kush ka qënë skenografja e festivalit në 1965? Po nga ta di ajo mi motër, treçereku i tyre as nuk kishin lindur atëhere?

Seldi ngatërron garderobë

Dekolteja e Seldit në natën e dytë të "Këngës Magjike" na la pa fjalë jo vetëm neve, por dhe Zajmina Vasjarin e cila të nesërmen deklaroi në intervistë se ka hequr dorë nga prezantimet ekstravagante dhe zbuluese.Shih mo Seldi ç'na bëre!


Tuna zbulon origjinën në Afrikë

Kush mund ta kishte menduar se Tuna është nga Afrika.Ndoshta kjo shpjegon dhe ngjyrën e saj të zërit alla r'n'b. Në një prej interpretimeve të saj në një prej të djelave tek Top Channel, këngëtarja shqiptare nga Maqedonia këndoi të famshmen "Free Your Mind" të En Vogue, duke thirrur me sa fuqi që kishte /Kjo nuk do thotë se nuk i dua vëllezërit e mi zezakë/. Po kush i tha që nuk i do xhamën? Edi Rama e ka fajin e di unë!


Irma Libohova ju këndon tiganave

Ju që banoni jashtë Kosovës ndoshta nuk keni pasur rastin të shikoni reklamën e re të Irma Libohovës për kompaninë e enëve shtëpiake...kryesisht tiganave - Delimano. Në ofertën e kompanisë përveç tiganave me ulje mund të merrni dhe një kopje të albumit të fundit të këngëtares, e ndërkohë Irma vetë shfaqet në ekran duke kënduar një këngë për tiganët e mrekullueshëm. Shqyqyr janë tigana thuaj se imagjino me qënë ndonjë letër...vizatime e kshu...!

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.