Header Ads

Enver Gjokaj në "The Avengers"


"The Avengers" është një prej filmave fantastiko-shkencor/luftë më të shumëpritur të vitit 2012, jo vetëm prej historisë aq popullore,por dhe një trupe aktrimi të jashtëzakonshme. Scarlett Johansson,Chris Hemsworth,Robert Downey Jr,Mark Rufallo,Samuel L.Jackson,Gwyneth Paltrow e shumë emra të tjerë të kinematografisë hollivudiane interpretojnë në këtë film. Midis këtyre emrave të njohur dhe ne shqiptarët kemi një tonin. Ai është Enver Gjokaj, i cili dhe pse ka një rol të vogël (rolin e një polici njujorkez) të paktën na prezanton simbolikshëm në një prej prodhimeve më të realizuara në Hollivud tw kwtij shekulli, në këtë gjini filmi. Unë personalisht mezi e pres këtë film (del në 2012) e tashmë që mësova se dhe Enveri bën pjesë në të më bëhet dhe më shumë qejfi.


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.