Header Ads

Bleona Qereti koncert për miliarderin amerikan Preston Haskell


Viti i ri nuk ka qënë vetëm festë për Bleonën, e cila në këtë natë ka kënduar në festën e miliarderit amerikan Preston Haskell, e cila është mbajtur në Keip Toun (Cape Toën) të Afrikës së Jugut. Kjo festë është aq eskluzive saqë emrat e personaliteteve (kryesisht miliarderë,politikanë dhe artistët më të njohur në botë) nuk bëhen të ditura për publikun dhe siguria jo vetëm është e lartë në maksimum por është e "importuar" prej Francës. Përveç Bleonës në festime kanë qënë të ftuar dhe Dj Big Ali dhe Big Bass nga Franca, e Dj Andreas nga Greqia, ndërkohë që vjet e ftuar e kësaj feste ka qënë këngëtarja Cheryl Cole. Mesaduket, pas shfaqjeve të shpeshta në tapetin e kuq të disa evenimenteve të njohura në Hollivud,Bleona po bëhet gati për debutimin e saj muzikor në skenën ndërkombëtare.

ps. Preston Haskell është krijuesi dhe drejtuesi i "The Haskell Company", e cila është kompania private më e madhe e ndërtimit në Florida dhe një prej më të mëdhajave në Amerikë.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.